Zgjedhjet në Kosovë, mbërrijnë sot fletëvotimet e para me postë nga Diaspora

E diel, 5 Maj, 2024

Në Kosovë pritet mbërritja e votave të para të dërguara nga Diaspora përmes postës së shpejtë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende informacione sa vota të dërguara me postë kanë arritur, që nga hapja e afatit më 2 shkurt.

Afati i dërgimit të votave me postë përfundon më 12 shkurt, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, ndërkohë që janë aprovuar 102 mijë aplikime të tilla. Sipas Koha.net, Diaspora po paguan çmimet tejet të larta për të dërguar votat brenda afatit ligjor. Çmimi i tyre shkon mes 50 e 150 euro, siPas vendit ku ndodhen.

KQZ-ja ka aprovuar 102 mijë e 100 aplikacione të tilla, duke përllogaritur kështu një kosto mesatare prej 5 milionë euro që duhet të shpenzojnë shqiptarët e Kosovës që janë jashte vendit për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

E gjithë kjo shkaku i afatit të kufizuar prej 10 ditësh për dërgimin e tyre, gjë e cila është duke i detyruar votuesit nga jashtë të paguajnë me dhjetëra euro më shumë.

Ndërkohë në rrjetet sociale mjaft shqiptarë të Kosovës kanë postuar fletët e tyre të votimit (të paplotësuara) në shenjë sensibilizimi.

Besnik Pula, i cili për dërgimin e një fletëvotimi nga Amerika ka paguar 150 dollarë, thotë se shpenzimet për të votuar e procedurat e shumta janë pengesë për ta ushtruar të drejtën e tyre.

“Është krijuar një situatë ku shkaku i pengesave administrative kemi qindra e mijëra qytetarë jashtë Kosovës që nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, e kjo është e papranueshme”, ka thënë Pula, siç raporton Koha.net.

52 franga, apo rreth 40 franga më shumë, ka paguar edhe Egzon Osmani nga Zvicra. Osmani thotë se është detyruar ta dërgojë fletëvotimin me postë të shpejtë, shkaku i afatit shumë të shkurtër të caktuar nga KQZ-ja.

“Rreziku është 50 me 50 ose pranohet vota dhe shkon me 12 që është e premte, ose asgjë edhe në postë nuk të jep siguri, nuk mundet me të jep siguri”, është shprehur Osmani.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, aplikuesit më të shumtë janë nga Gjermania e Zvicra.

“Aplikacionet vijnë nga 67 shtete të ndryshme nga të gjitha kontinentet. Numri më i madh i tyre është nga shtetet e Evropës, në këtë rast vetëm nga Gjermania kemi 43 mijë e 49, e Zvicra 26 mijë e 686”, ka deklaruar Elezi.

Në mënyrë që fletëvotimet e tyre të konsiderohen të vlefshme, ato duhet të arrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një ditë para 14 shkurtit, datës së zgjedhjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 