Sukesi i trefishtë i filmit “Zgjoi”/ Regjisorja: Vlerësim i pesë viteve punë

E hënë, 29 Prill, 2024

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli, ka bërë histori në festivalin “Sundance”, duke fituar tri çmime shumë të rëndësishme. Vetë regjisorja Basholli tregon se pas suksesit fshihet një punë e madhe, ideja për të cilën nisi 10 vite më parë.

“Filmi “Zgjoi” është i bazuar në ngjarje të vërtetë, të zonjës Fahrije Hoti. Pasi kam dëgjuar historinë e saj në një program televiziv, kam shkuar e kam takuar sepse doja ta njihja më nga afër historinë e saj. Një grua si Fahrija me shumë mund vazhdoi jetën e saj për tja dalë mbanë. Jo vetëm Kosovë dhe Shqipëri, por edhe më të tej. Me këtë karakter duhet ta shikojnë veten shumë persona, duhet të identifikohen me karakterin e Fahrije Hotit. Gra të tilla ka shumë në Kosovë që i kanë humbur burrat në luftë dhe kanë gjetur forcë për të ecur përpara pavarësisht të gjithave”, shprehet në “Dita jonë” regjisorja Basholli.

Lexo edhe: Filmi “Zgjoi” fiton tri çmime në festivalin amerikan “Sundance”

Gjatë pesë viteve Blerta Basholli tregon punën intensive që është për për realizimin e filmit dhe sigurimin e fondeve:“Një film përfshin një punë të madhe dhe intensive. Në pesë vitet e fundit kemi punuar intensivisht, gjatë kësaj kohe jemi munduar të kërkojmë fonde dhe procesi nuk ka qenë i lehtë. Një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Stafi ka qenë i shpërndarë në vende të ndryshme të botës dhe ky fakt i shtonte peripecitë.”

Përsa i përket emocioneve të përjetuara Blerta Basholli tregoi se shumë mendime kaluan në kokë që u shprehën përmes lotëve të gëzimit.

“Qava nga gëzimi. Bashkë me në ishte edhe zonja Fahrije Hoti dhe prezanca e saj ishte shumë e bukur për ne. Gjithçka ka qenë shumë emocionuese. Shpresojmë se pandemia do mbarojë dhe në fund të vitit ta sjellim në Kinema në Kosovë dhe në Shqipëri.”

Gjithashtu aktorja kryesore Yllka Gashi, e cila jeton në ShBA, është shprehur e lumtur për suksesin e “Zgjoi” nëpërmjet një video në faqen e saj në Facebook. “Jam shumë e lumtur që një projekt i nisur prej dhjetë vitesh më në fund është vlerësuar me këto çmime të rëndësishme. Merita kryesore është e Blerta Bashollit. Ky është suksesi më i madh në kinematografinë mbarë shqiptare, sepse mesa di nuk ka film në Evropë që e ka pasur këtë sukses”, shprehet aktorja Yllka Gashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 