Filmi “Zgjoi” fiton tri çmime në festivalin amerikan “Sundance”

E shtunë, 20 Prill, 2024

Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit, ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në festivalin prestigjioz amerikan “Sundance Film Festival 2021”.

Filmi “Zgjoi” fitoi tri çmime kryesore në këtë festival. Lajmi është bërë i ditur në nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), duke e cilësuar si një arritje historike e filmit të Kosovës.

“Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA”, thuhet në njoftimin e QKK.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne” u shpreh Basholli përmes një video mesazhi me rastin pranimit të çmimit Regjisorja më e mirë, gjatë ceremonisë së ndarjes çmimeve.

Lexo edhe: “Zgjoi”/ Regjisorja Basholli: Gratë nga Kosova gjithmonë janë treguar të forta

Ndërsa Yll Uka, producent i filmit me rastin e pranimit të çmimit të publikut dhe çmimit filmi më i mirë (Grand Jury Prize) ka thënë se është punuar shumë për këtë film.

“Kemi punuar shumë dhe gjatë që ta sjellim këtë film para jush, publikut, dhe jemi shumë të nderuar që na shpërblyet”; “Duam t’ia dedikojmë këtë çmim vendit tonë të dashur dhe të bukur, Kosovës.” u shpreh Yll Uka, producenti i filmit me rastin e pranimit të “Çmimit të Publikut” dhe çmimit “Filmi më i mirë” (Grand Jury Prize)”, është shprehur ai.

“Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 