Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Ja si do votojnë personat jashtë vendit

E diel, 5 Maj, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka deklaruar se votimi përmes postës ka nisur ditën e sotme. Në një njoftim zyrtar ka shpjeguar mënyrën se si votohet për personat që janë jashtë Kosovës. KQZ në njoftimin e saj gjithashtu ka shkruar se votimi nëpërmes postës do të mbyllet në 12 shkurt.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Periudha e Votimit Përmes Postës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës se periudha e votimit përmes postës ka filluar me 2 shkurt dhe përfundon me 12 shkurt 2021.

Si plotësohet fletëvotimi? Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik mund t’i gjeni në linkun:  https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

• Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

• Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës Votimi Përmes PostësPosta nr. 6, Kutia Postare 351 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen! Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 