Ministri Majko në Kuvend: Vota e Diasporës është detyrim kushtetues

E diel, 5 Maj, 2024

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, i thirrur në interpelancë nga një grup deputetësh, tha se vota e Diasporës është një detyrim kushtetues që duhet të nisë që me zgjedhjet e 25 prillit.

“Për interesimin e grupit të deputetëve për procesin e votimit të shtetasve jashtë vendit në zbatim të Kodit Zgjedhor, ju informoj se kam qenë dhe jam në komunikim te rregullt me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe strukturat përgjegjëse të ekzekutivit.
Kjo ka ndodhur edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të mëparshëm të cilët gjej rastin ti falënderoj për bashkëpunimin për të drejtën e votës jashtë vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktual po paguan çmimin e sorollatjeve të politikës në realizimin e reformës zgjedhore. Megjithëse për realizimin e saj, Komisioni i Reformës Zgjedhore u krijua në mënyrë të paprecedentë që në hapjen e të mandatit të këtij kuvendi, në të diskutimet serioze kanë qenë të zgjatura dhe pa vendimmarrje. Kriza politike që u krijua me largimin e partive opozitare nga kuvendi, e ktheu vonesën e diskutimit për reformën zgjedhore në fakt. Reforma zgjedhore u realizua vetëm falë konsensusit në momentin e fundit dhe presionit të Perëndimit në qershorin e vitit të kaluar. Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë problem ligjor për tu zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti. Nga strukturat përgjegjëse të ekzekutivit është plotësuar cdo angazhim ligjore. Arsyetimi që vjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se për të realizuar të drejtën e votës jashtë të shtetasve jashtë vendit duhet të pritet “konsensusi” i partive politike është antiligjor”, tha z. Majko në fjalën e tij.

Ai theksoi se votimi është e drejtë kushtetuese e shqiptarëve jashtë vendit, duke u shprehur se maxhoranca e ka vullnetin e plotë për këtë.

“Procesi i regjistrimit të adresave jashtë vendit apo rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave është shqetësues. Ai në asnjë rast nuk mund të jetë justifikim për moszbatimin e ligjit për votimin jashtë vendit. Edhe për këtë arsye, ministria e brendshme e ka shtyrë afatin e përdorimit të dokumenteve që duhen rinovuar deri në fund të prillit 2021.

Emergjenca virusale dhe ndalimet e saj në vendet ku jetojnë komunitetet shqiptare padyshim që ka krijuar efektet dhe vështirësi të natyrshme.

Lexo edhe- KQZ: Në fund të javës së ardhshme drafti i dakordësuar për votën e Diasporës

Mohimi i të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit, për arsye “regjistrimi”është justifikim. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të funksionojë sistemi i aplikimit për të votuar. Aty mund të aplikohet si me pasaportën e vjetër ashtu edhe me kërkesën për qartësimin e adresave të fundit të shtetasve me banim jashtë vendit. Realizimi i të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit është detyrim kushtetues dhe ligjor. Mazhoranca e ka vullnetin e plotë për këtë”, tha Majko më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 