Video / Janar 1972, Aktori Bekim Fehmiu vizitonte Muzeun Historik në Krujë

E martë, 30 Prill, 2024

Në janar të vitit 1972 aktori Bekim Fehmiu gjatë një vizite në Shqipëri do të vizitonte edhe Muzeun Historik të Krujës.

Përmes një dokumentari të krijuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” në vitin 1972, është shkëputur një pjesë nga vizita e aktorit Bekim Fehmiu në Muzeun Historik në Krujë.

Gjatë vizitës në Shqipëri aktori i njohur shprehu gëzimet e tij për arritjet e kinematografisë shqiptare dhe uroi për suksese më të mëdha në të gjitha fushat e kulturës dhe të artit.

Kur e pyetën Bekim Fehmiun nëse do të kishte dëshirë të luante një film shqiptar, ai u përgjigj në mënyrë shumë kuptimplote: “Do të isha i lumtur”.

Tri muaj më vonë, në Prill 1972 Bekim Fehmiu do të vizitonte sërish Shqipërinë, kësaj radhe qytetin e Shkodrës. “Jam i lumtur që mbas 30 vjetëve gjendem në Shkodër, në qytetin ku kam kaluar vitet e para të fëmijërisë sime, rrënjët kishin qenë të thella dhe të pashpërngulta”, është shprehur aktori gjatë vizitës tij.