Britani / Ardiana Gjini: Tre variante të COVID-19 e bëjnë situatën shqetësuese

E premte, 3 Maj, 2024

Ardiana Gjini, specialiste shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar komentoi për Euronews Albania situatën që po kalon Britania e Madhe teksa prej disa javësh autoritetet po mundohen të kufizojnë përhapjen e varianteve të reja të COVID-19.

Gjini tha se vijohet të ketë kufizime të pjesës kryesore të aktiviteteve të përditshme. Ajo u shpreh se nga raportimet ditore po tregohet se nuk ka më një prirje në rritje të rasteve të reja, por megjithatë numri i të shtruarve në spitale dhe numri i viktimave mbetet në nivele shqetësuese.

E pyetur për lajmin se tashmë edhe një vaksinë tjetër ka treguar rezultate të kënaqshme kundër COVID-19, madje edhe ndaj varianteve të reja. Specialistja e shëndetit publik tha se lajmi është pozitiv, por vaksina Novavax mbetet ende në fazën e studimit dhe nuk ka marrë ende licencimin për t’u përdorur.

Gjini tha se mbi 70% të rasteve të pikasura tashmë në Mbretërinë e Bashkuar rezultojnë me variantin e ri të COVID-19. Specialistja shtoi se ngjashëm si varianti i Kentit shqetësime kanë shfaqur edhe variantet nga Afrika e Jugut dhe Brazili, pasi edhe këto dy variante janë shfaqur me aftësi më të mëdha infektive. Kjo ka shtyrë autoritetet të vendosin masa të tjera kufizimi dhe ndalimi për udhëtimet atje.

Mbi 7 milionë persona janë vaksinuar deri më tani në Britani të Madhe. Gjini tha se nga ky numër bëjnë pjesë 80 për qind e moshave mbi 80-vjeçare dhe personeli shëndetësor. Për sa i përket çështjes së infektimit teksa është marrë një dozë e vaksinës, mjekja tha se kjo është një çështje më komplekse.

“Vaksina nuk është bllokim i infeksionit që nga momenti kur merret doza e vaksinës, zakonisht duhen deri 7 ditë që të prodhohen antitrupat mjaftueshëm që të përballohet infeksioni, për moshat e moshuara kërkohet më tepër kohë. Në rastet kur rezultohen infeksione, mund të ketë qëlluar që ai person të jetë infektuar më parë, ose në ditët e para pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës,” – tha mjekja duke theksuar se infektimi në ditët e para nuk do të thotë se nuk ka efikasitet vaksina.

Specialistja e shëndetit publik në Britani tha se autoritetet nuk kanë pikasur raste të shumta të infeksioneve pas vaksinimit, efekteve anësore apo dhe ndërlikimeve të ndryshme. Ajo kujtoi se efekti i vaksinës është lehtësimi i simptomave që jep COVID-19 duke shmangur kështu rastet që kërkojnë hospitalizomë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 