Shqipëri-Kosovë/Akademitë e Shkencës gati për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës zhvilluan sot në Tiranë një takim zyrtar ku diskutuan për projektet madhore në albanologji: “Enciklopedia shqiptare”, “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” si dhe për kuvendin ndërkombëtar të studimeve albanologjike, që do të mbahet sivjet në muajin nëntor.

Akad. Skënder Gjinushi, kryetar i ASHSH, paraqiti në fillim hapat që janë hedhur për këto projekte e nisma, duke përfshirë përgatitjen e platformave paraprake, parashikimin e shpenzimeve, arritjen e dakordësive parimore me ASHAK-un dhe miratimin e një buxheti ekstra nga Këshilli i Ministrave për një shtesë prej 100 milionë lekë të reja.

Kryetari i ASHAK akad. Mehmet Kraja tha se dokumentet paraprake janë diskutuar në Kryesi dhe në seksionin e gjuhësisë dhe kanë marrë pëlqim. Tani duhet t’i paraqiten për miratim kuvendit të ASHAK, në njërën nga dy mbledhjet e rregullta vjetore të tij: në shkurt ose në qershor, që është koha e rishikimit të buxhetit nga Qeveria e Kosovës.

Akademikët u dakortësuan në propozimet për krijimin e grupeve të punës për kuvendin e studimeve shqiptare, enciklopedinë dhe fjalorin që të bëhen e të miratohen në mbledhjen e muajit shkurt.

Përbërja e grupeve të punës do të jetë nga pesë vetë për secilën palë, kurse për fjalorin nga tre vetë.

Gjithashtu në këtë takim, u vu në dukje se puna për fjalorin është më e mundshme për të filluar menjëherë, sepse tashmë leksiku i shqipes së shkruar dhe të asaj të folur në Kosovë është mbledhur, ndërsa në Tiranë kartoteka e leksikut të shqipes përmban 15 milionë njësi leksikore, duke përfshirë dialektet dhe format e tyre.

Akad. Gjinushi theksoi se këto nisma kanë të bëjnë me konceptin që dy akademitë të funksionojnë si në një rrjetëzim shkencor, duke qenë në zgjidhje të përbashkëta programore. ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 