Historia/ Irma Mezini: Arsyeja pse dhurova veshje për të porsalindurit në Parma

E diel, 5 Maj, 2024

Irma Mezini u largua nga Shqipëria në moshën 24 vjeçare. Ajo ka mbaruar studimet për infermieri dhe profesionin e saj e ushtroi vetëm për pak kohë në qytetin e saj të lindjes, Durrës. Në pamundësi për të ushtruar profesionin e saj në Parma të Italisë, Irma nisi të kultivoi pasionin e saj për punët artizanale me shtiza, pasion që më pas e ktheu në biznes nëpërmjet shitjeve online. Një histori e treguar nga mikesha e saj do ta frymëzonte Irmën të dhuronte veshje me shtiza të punuara nga vet ajo në repartin e lindjeve prematurë në maternitetin e qytetit të Parma, një gjest që do të mirëpritej nga i gjithë stafi dhe vetë prindërit.

Irma si është historia juaj e emigrimit. Kur u larguat nga Shqipëria dhe sa e vështirë ishte për ju të përshtateshit në një vend tjetër?

Unë jam larguar nga qyteti im i lindjes, Durrësi, në moshën 24 vjeçare. Sigurisht që largimi ishte shumë i vështirë, ndarja nga njerëzit e zemrës dhe kur shikoja qytetin që sa vinte e bëhej më i largët. Sigurisht që vitet e para kanë qenë të vështira, pasi kur u largova isha shtatzënë dhe u angazhova me rritjen e fëmijës. Më parë në Shqipëri punoja si infermiere dhe jeta ime ndryshoi me ardhjen në Itali. Në Itali diploma nuk njihej dhe kështu ju përkushtova shumë punëve artizanale të qendisjes, punë me kryq, të qepurës me makinë qepëse, grep etj., gjithçka e kisha trashëguar nga mamaja dh gjyshja, sepse dihet sa duar artë kanë qenë mamatë dhe gjyshet tona.

Në Krishtlindje ju dërguat disa nga punimet tuaja si dhuratë në Maternitetin e Parmas. Si lindi kjo ide dhe si u prit nga stafi?

Kur linda fëmijën e tretë ju përkushtova përgatitjeve të veshjeve dhe gjithçka ja përgatita vet deri në detaje. Fëmija i tretë erdhi si një dhuratë nga Zoti. Fëmija lindi prematurë dhe mu desh ta lija tri ditë atje dhe ishte shumë e vështirë për mua, një mikesha ime më kontaktoi për të më dhënë forcë dhe më tregoi se si kur i lindi vajzat binjake ishin aq të vogla sa nuk kishte çfarë t’i vishte, kjo bisedë më mbeti në mendje dhe aty më lindi ideja për një projekt totalisht me shpenzimet i mia për t’i dhuruar fëmijëve të repartit të porsalindurve në Parma, qytetit ku linda fëmijët e mi. Projektin e nisa në shtator, dhe i përfundova në nëntor, por për shkak të pandemisë gjithçka mbeti për festat e Krishlindjeve. Nuk e kisha menduar kurrë se do pëlqehej kaq shumë kjo nismë ku shumë nga shoqet e mia kërkuan të më ndihmonin dhe duke dhuruar disa fije që unë t’i qepja për këto fëmijë, e bukura është se nuk ishin vetëm shqiptare, por edhe italiane, japoneze dhe një mësuese e vajzës time dha gjithashtu një kontribut për realizimin e këtij projekti (them projekt se për mua është projekt, sepse flas për rreth 150-200 orë punë dore ku kam ndenjur zgjuar në orët e vona të natës për ta realizuar).

Qepja është thjesht pasion për ju, apo e keni kthyer në zanat fitimprurës dhe me çfarë merreni tjetër në Itali?

Unë kam një faqe Instagrami ku tashmë marr porosi nga vende të ndryshme të botës.

Sa e njohin fëmijët tuaj Shqipërinë dhe gjuhën shqipe?

Kam tre fëmijë, jam një nënë 40 vjeçare ku djali i madh Fred është pothuajse 16 vjeç. Jona që ka emrin e detit Jon është pothuajse 14 dhe Deni është 9 vjeç. Fëmijët e mi njohin flasin shumë mirë gjuhën shqip e shkruajnë dhe lexojnë, por dhe këndojmë shqip. Unë dhe bashkëshorti im Andi gjithmonë flasim shqip një shtëpi, udhëtojmë çdo vit drejt Shqipërisë tonë dhe fëmijët mezi presin pushimet. Kur kanë tema në shkollë zgjedhin të flasin për pushimet në Shqipëri.

Plane për 2021?

Këtë vit kam një projekt dhe do të qendis një flamur për shoqatën e shqiptarëve në Parma.