COVID / Përforcohet izolimi në Britani e Spanjë, Ukraina lehtëson kufizimet

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Në Britani të Madhe u vendosën rregulla të reja, ku të gjithë udhëtarët që hyjnë në vend do të duhet të karantinohen në hotele.

Kompanitë ajrore shprehen se një masë e tillë efektivisht do të mbyllë kufijtë e vendit.

Herë pas here kryeministri Boris Johnsn viziton qendrat e vaksinimit dhe është në presion për të lehtësuar masat kufizuese apo të rihapë shkollat.

“Shkollat padyshim do të jenë prioritet, por nuk mendoj se ndokush do të dëshironte që masat të lehtësohen kaq shpejt kur nivelet e të infektuarve vijojnë të mbeten të larta,” – u shpreh Johnson.

Ndërsa numri i të infektuarve rritet çdo sekondë policia është në patrullim në rrugët e Madrid. Edhe Spanja po forcon masat kufizuese sa i përket lëvizshmërisë.

Shtetrrethimi në kryeqytet hyn në fuqi në orën 22:00 ndërsa bizneset mbyllen një orë më parë. Valencia ka rivendosur të ndalojë grumbullimet me jo më shumë se dy persona.

Masa të tilla janë ndërmarrë pasi në Spanjë gjatë fundjavës u raportua për më shumë se 93 mijë të prekur me COVID-19.

Ndërsa shumë shtete evropiane forcojnë masat kufizuese, Ukraina bën të kundërtën. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur një rënie të dukshme të të prekurve me virus.

Shkollat, muzetë, ekspozitat dhe kinematë do të hapen me numër të reduktuar.