Austri/ Miradije Berisha: Tekste të njehsuara për gjuhën shqipe në Diasporë

E diel, 12 Maj, 2024

Shoqata e Mësuesve “Naim Frashëri” në Austri prej vitesh tashmë kujdeset për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë jashtë vendit. Kryetarja e saj Miradije Berisha në një intervistë për Rtv AlbSe ka rrëfyer përpjekjet e arsimtarëve për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe në brezat e ardhshëm.

Ajo thotë se në Austri janë 19 mësues shqiptarë dhe në 2017-tën e panë të arsyeshme krijimin e shoqatës në mënyrë që aktivitetet të ishin të përbashkëta, dhe jo çdo vetëm çdo mësues në shkollën e vet.

“Ne në Austri jemi 19 mësues në procesin mësimor dhe para se të formohet shoqata ne si mësues kemi pasur parasysh si të sensibilizojmë fëmijët që kishin nevojë dhe për aktivitete të tjera jashtë shkollore. Ne si mësues e pamë të arsyeshme të formojmë shoqatën dhe pse para formimit kemi pasur aktivitet të shumta, po secili mësues në atë vendin e vet ku ka punuar me nxënësit e tij. Si qëllim të vetin cakton planet vjetore se çfarë do të bëjë, aktivitete si kremtimi i festave 28 nëntori, 17 shkurti, dita e Mësuesit, Kuici i Diturisë që tani kemi 20-vjetorin që e mbajmë dhe secili mësues merr pjesë me nxënësit e tij. Krejt aktivitetet shtrihen në nivel Austrie”, thotë ajo.

Në Austri mësimi shqip zhvillohet në pesë lande, ku çdo mësues mbulon një grup prej 4-5 shkollash. Znj. Berisha thotë se kanë pasur gjithmonë mbështetjen e ministrive të Diasporës dhe Arsimit për mësimin e gjuhës shqipe, si financiarisht por dhe prezent në aktivitett e tyre. Librat janë mjaftueshëm por ajo thotë se është e nevojshme të ketë tekste të njehsuara për të gjithë diasporën, një proces ky që ka nisur tashmë.

“Tani kemi libra të mjaftueshme, po kërkojmë të kemi tekste të njehsuara për të gjithë Diasporën. Ato tekste që janë të njehsuara dhe mësuesi të mos shpërndahet në shumë tekste do të donim që tekstet të jenë të njehsuara. Besoj se dhe kjo shumë shpejt do realizohet, sipas Qendrës së Botimeve të Diasporës të Tiranës në bashkëpunim me atë të Prishtinës”, thotë më tej Miradije Berisha.

Miradija është nga Istogu dhe emigroi në Austri prej vitit 1999. Prej vitit 2011 është mësuese plotësuese në Austri dhe prej 2017-tës kryetare e Shoqatës së Mësuesve “Naim Frashëri” atje. Më herët, para se të mbërrinte në Austri Miradija është arsimuar për gjuhë-letërsi në universitetin e Prishtinës dhe për disa vite ka qenë në Istog pedagoge e gjuhës shqipe. Miradija tregon se shkoi në Austri pasi po shkollohej në atë kohë i fejuari i saj. Ata kishin rënë dakord që të përfundonte studimet dhe të kthehej në Kosovë, por lufta e Kosovës bëri që Miradija të vendoste të shkonte drejt Austrisë.

Kontakti i saj i parë si mësuese ishin kampet e kosovarëve ku shteti austriak u kujdes që fëmijët të mësonin gjuhën shqipe e të mos ngeleshin pas me mësime kur gjithçka të mbaronte e të ktheheshin në Kosovë.

“Ishin rreth 30 fëmijë dhe inspektori i Arsimit më ftoi dhe më tha nëse ti dëshiron ne e kemi një kënd të fëmijëve se kanë ardhur shumë fëmijë nga Kosova dhe u duhet një mësues. Për mua ishte vërtetë një dëshirë e madhe që menjëherë të kyçem nga puna që kisha lënë në Kosovë në Austri. Fillova të punoj me ta nxënës, u lëshuan disa dokumente sepse përfunduan 3-4 muaj gjuhën shqipe dhe iu dha një certifikatë që ta kenë një dokument të kthehen në Kosovë. Aty ishte qëllimi i Austrisë se kishin humbur shumë mësim”, tha Miradija.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.