73 vitet e klerikut të njohur arbëresh Giorgio Demetrio Gallaro

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Giorgio Demetrio Gallaro, i njohur dhe si Gjergji Dhimitri është një nga figurat më të rëndësishme klerikale arbëreshe dhe këtë të shtunë (16 janar) feston ditëlindjen e tij të 73-të.

Ai lindi me 16 janar të vitit 1948 në Pollazo të Sicilisë dhe prej shumë vitesh drejton Eparkinë e Horës së Arbëreshëve. Pak muaj më parë, është emëruar nga Papa Françesku në ekipin drejtues të Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore, ku mban pozicionin e sekretarit të kësaj Kongregate.

Gallaro përfundoi studimet e ulta dhe të mesme në seminarin e Notos. Pasi shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1968, vijoi kurset teologjike në Seminarin e Shën Gjonit në Los Anxheles të Kalifornisë. U shugurua diakon në vitin 1971, ndërsa meshtar, më 1972.

Pasi shërbeu për tetë vjet me radhë në dy bashkësi famullitare të kryedioqezës së Los Anxhelesit, i përfundoi studimet në Institutin Papnor Lindor të Romës dhe në Universitetin Papnor të Shën Tomas së Akuinit, duke marrë doktoraturën në të drejtën kanonike lindore, por edhe licencën në teologjinë ekumenike. Më pas, shërbeu në famulli e dha mësim në Eparkinë e tij Melkite të Newton, Massachussets, në atë ukrainase të Stamford, Connecticut dhe në Kryeeparkinë rutene në Pittsburgh, Pensilvani.

Që nga viti 2011, Gallaro ka qenë zv.kryetar i Shoqatës së të Drejtës Lindore, ndërsa që nga viti 2013, këshilltar i Kongregatës për Kishat Lindore. Shërbeu si vikar për punët kanonike dhe si vikar gjyqësor në Kryeeparkinë e Pittsburgh-ut. Punoi si profesor i së drejtës kanonike dhe i teologjisë ekumenike në Seminarin Bizantin Katolik të Shenjtorëve Cirili dhe Metodi në Pittsburgh, si edhe gjykatës apeli për Kryeeparkinë e Filadelfies së Ukrainasve.

Imzot Giorgio Demetrio Gallaro u emërua ipeshkëv (dhespot) i Eparkisë së Horës së Arbëreshëve, në Siçili, nga Ati i Shenjtë, më 31 Mars 2015. U shugurua në katedralen e Shën Mitrit të Madh Dëshmor në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), më 28 qershor të atij viti, nga Eparku i Ungrës, imzot Donato Oliverio, së bashku me ekzarkun Dimitrios Salachas dhe peshkopin Nicholas James Samra.