Itali/ Ermal Meta rikthehet me një këngë të re, “No Satisfaction”

E premte, 26 Prill, 2024

Këngëtari shqiptar Ermal Meta i cili karrierë e tij muzikore e ka ndërtuar në Itali do të publikojë nesër, më 15 janar këngën e tij më të fundit “No Satisfaction” (Asnjë kënaqësi).

Kënga do të jetë në radio dhe në platformat dixhitale duke filluar nga dita e nesërme. Kjo këngë është një rikthim që i paraprin këngëve të reja dhe një albumi të ri në të ardhmen, shkruajnë mediat italiane.

Ermal Meta, fitues i Sanremo 2018, në bashkëpunim me Fabrizio Moro, do të konkurrojë në Festivalin e 71-të Sanremo me këngën “Un milione di cose da dirti” (Një milion gjëra për të të thënë).

“Midis fletëve të letrës dhe një pianoje jo akorduar plotësisht, midis netëve pa gjumë dhe mëngjeseve të zombive, midis puthjeve të vjedhura, midis asaj që imagjinojmë dhe asaj që jemi bërë. Askush nuk përjashtohet, të gjithë të përfshirë, për të mirë ose për të keq. Së bashku”, është ky një paragraf i këngës i shkruar nga Ermal Meta në Facebook, teksa bën numërimin mbrapsht për publikimin e këngës së re.

“Një rrugë e re në të gjitha kuptimet, një këngë që nuk pritej, fjalët që të ngjiten si tatuazhe, një tingull i ri që të bën të ëndërrosh. Videoklipi drejtuar nga Andrea Folino do të jetë në dispozicion nga e premtja 15 Janar, shkruajnë mediat italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 