Reshjet e dendura/ Si paraqitet situata në Shqipëri

E premte, 26 Prill, 2024

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në Shqipëri përsa i përket daljes së lumenjve nga shtrati, përmbytjeve, problemeve me furnzimin e energjisë elektrike dhe qarkullimin.

Mëngjesin e kësaj të hëne situata paraqitet disi më e qetë dhe pse paralajmërimet janë se rreziku nuk ka kaluar akoma.

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë bërë që sot lumi Shkumbin të dalë nga shtrati në disa fshatra. Lumi ka dalë nga shtrati në Papër, ku edhe kishte më herët “fryrje” masive të ujërave. Për pasojë, disa toka bujqësore janë përmbytur ndërsa uji po deporton edhe në oborret e disa bizneseve.

Zv.kryeministri Erion Braçe ndërkohë ka reaguar sërish duke u shprehur se Shkumbini po kthehet në shtrat, por rreziku nuk ka kaluar ende. “Shkumbini po kthehet në shtrat! Rreziku nuk ka kaluar akoma! Mirëmëngjesi çdo banori nga Thanasaj deri poshtë në Sulzotaj! Sic e shihni, Shkumbini në pikat e larta po shkon në shtrat, në pikat e ulta ende; Rreziku nuk ka kaluar ende! Dita do vijoj të jetë me temperatura të larta, jug dhe reshje të vazhdueshme.
Ndaj edhe një herë; zona nga argjinatura deri në buze të lumit nuk duhet kaluar për asnjë qellim, jo e jo për sehir! I jam shumë mirënjoheës turnit të tretë, Fredit, Avniut dhe gjithë kryepleqve, vëzhguesve të natës nga fshati dhe atyre nga drejtoria e Bujqësisë, Ledios e Fredit, policisë së shtetit, kryetareve tanë të Partisë Socialiste, çdo banori që iu përgjigj thirrjes sonë. Tani pa humbur vëmendjen duhet të vijojmë ditën natën e gjatë edhe një herë; Ndarë sipas sektorëve dhe detyrave”, shkruan Braçe.

Ndërkaq, në qarkun e Shkodrës, Buna ka arritur nivelin maksimal dhe janë rrezikuar disa zona nga përmbytje. Rreziku në zonën e nën Shkodrës, përveç liqenit janë të rrezikuara edhe nga shkarkimi nga ana e hidrocentraleve dhe nga prurjet e lumenjve. Fshati Obot dhe zona e Dajçit vijojnë që të jenë më problematiket për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve të ditëve të fundit. Ndërkohë fatmirësisht deri më tani mësohet se për shkak të përmbytjeve akoma nuk ka banorë të evakuuar.

Në Lezhë, lumi Drin vijon të jetë i fryrë, por për fat të mirë që të dielën niveli i ujit ka filluar të ketë rënie, duke shmangur kështu përmbytjen në fushën e Zadrimës dhe në Lezhë.
Megjithatë, fushat nuk shpëtuan dot nga Gjadri dhe kanalet e ujërave të lartadhe se deri mëngjesin e të hënës, rezultojnë të përmbytura 3,800 hektarë tokë.
Sa i përket banesave, ato nuk janë përmbytur në shkallë të madhe, ndërsa prezencë të ujit ka në pak banesa.

Në Korçë është normalizuar situata në fushën e Maliqit, ndërkohë që fryhet lumi Devoll. Sipas informacioneve të marra nga strukturat përgjegjëse të Emergjenca Civile pranë bashkive dhe institucioneve vendore në territorin e Qarkut Korçë nga shirat e rëna gjatë natës nuk ka patur probleme. Në akset rrugore nacionale dhe rurale, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

Aktualisht reshjet e shiut janë ndërprerë, por autoritetet vijojnë të mbajnë në monitorim situatën.

Përsa i përket gjendjes së rrugëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka punuar për pastrimin e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave, ndërsa OSHEE ka qenë në gatishmëri për problemet me furnizimin me energji elektrike.

Ndërkaq, për shkak të situatës mësimi është ndërprerë në 15 shkolla të vendit, bën të ditur zv. ministrja e Arsimit Nina Guga. “Sot situata është rënduar për shkak të situatës së shirave. Në disa shkolla kur këto reshje janë të dendura dhe kanë sjellë vështirësi, ne kemi pezulluar në 15 shkolla mësimin”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 