Përmbytjet nga moti i keq, situatë e rënduar edhe në Kosovë

E premte, 26 Prill, 2024

Moti i keq ka prekur edhe Kosovën ku raportohen disa zona të përmbytura për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe borës.

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHK) bënë të ditur se pritet që edhe gjatë ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin.

Sipas saj, situata hidrometeorologjike në Kosovë, gjatë këtyre ditëve është e rënduar si pasojë e reshje të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, e cila ka shkaktuar ngritje të nivele nëpër lumenj.

“Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgun e Ibrit lumenjtë: Ibri, Sitnica, Drenica me degët e tyre”, thuhet në një njoftim për media të IHK.

Ndërkaq, FSK ka zbritur në terren dhe është në gatishmëri për ti ardhur në ndihmë banorëve dhe gjësë së gjallë të prekur nga përmbytjet. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës, FSK ka realizuar operacione-kërkim shpëtimi në disa zona ku është rrezikuar jeta e banorëve.

Komuna e Gjakovës ndërkaq ka njoftuar se rreth 70 banorët e evakuar më 8 janar nga lagjja “Shotë Galica” në Brekoc të Gjakovës, janë strehuar përkohësisht në ambientet e Aeroportit të Gjakovës.

Ndërkohë dhe zjarrfikësit e Kosovës kanë postuar disa fotografi në rrjetet socaile ku shihen duke ndihmuar qytetarët.

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar dhe është tërësisht e pakalueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 