Zvicër/ “Shota”, misionare e kulturës shqiptare në Europë

E shtunë, 18 Maj, 2024

Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” në Zvicër, themeluar nga artisti shumëdimensional Agron Bajrami, prezantohet në programin e saj për paraqitjen e grupeve dhe ansambleve nga gjitha trojet, përfshi edhe grupet artistike arbëreshe e çame.

Shkolla e vallëzimit “Shota” u themelua në vitin 1993, ku fëmijë e të rritur do të mësonin hapat e parë të vallëzimit të valleve shqiptare. Gjatë kësaj periudhe të gjatë ka dhënë rreth njëmijë koncerte në kremtime të veçanta para komunitetit shqiptar në Zvicër e jo vetëm, si dhe ka marrë pjesë në shumë festivale vendëse dhe ndërkombëtare, si në Gjermani, në Francë, në Austri, në Luksemburg etj. (Shkrimi vijon poshte fotove)

Për të shkruar sado pak për Shkollën shqiptare të vallëzimit “Shota” në Zvicër, do kthyer mbrapa për rreth tri dekada, tek emri i ikonës së kulturës shqiptare, Agron Bajramin, që tash prehet në amshim, i cili në sajë të talentit dhe angazhimit mbinjerëzor bashkë me të shoqen e tij Lirinë, po ashtu e pasionuar pas valleve, përmes themelimit të kësaj shkolle arritën që këngën e sidomos vallen shqipe ta bëjnë të afërme e tërheqëse edhe për shumë popuj e vende të tjera në Evropë, kudo që u prezantuan.

Sa për njoftim themeluesi i kësaj shkolle, Agron Bajrami, karrierën e tij të vallëzimit e kishte filluar në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” në Kosovë.

Pak kohë më vonë, në vjeshtën e vitit 1993 themeloi “Shotë” e Zvicrës, si një “kompensim” për “Shotën” e Kosovës, e cila i mungonte çiftit Bajrami dhe të tjerëve që tashmë jetonin në mërgatë. Agroni atë e emërtoi si shkollë të parë të vallëzimit në Zvicër, ku fëmijë e të rritur do t’i mësonin hapat e parë të vallëzimit të valleve shqiptare, të “ecjes shqip”, siç figuron edhe në monografinë shumë përmbajtëse të “Shotës”, me autor Ibish Nezirin.

Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” ka dhënë deri tani rreth njëmijë koncerte në kremtime të veçanta para komunitetit të madh shqiptar jo vetëm në këtë shtet. Ka pasur gjithashtu qindra paraqitje të ndryshme para publikut zviceran, si dhe ka marrë pjesë në shumë festivale vendase dhe ndërkombëtare, si në Gjermani, në Francë, në Austri, në Luksemburg etj. Deri tani, nga kjo shkollë kanë dalë mbi 500 nxënës, që tani janë valltarë të aftësuar, të pajisur me njohuri mbi folklorin tonë burimor kombëtar.

Po aq anëtarë sot shkollohen dhe veprojnë në disa qendra të Zvicrës.

Më 2013, kur kjo shkollë shënoi 20-vjetorin e themelimit, kishte me çka të festonte, pasi përmes saj kanë parakaluar me dhjetëra e qindra të rinj e të reja, jo vetëm nga gjiri i vetë “Shotës” me seli në Arau, por edhe nga shumë degë të saj, si në Baden, në Bazel, në Lucern e gjetiu. Vështirë është të thuhet se ku nuk ka ndihmuar e dhënë kontributin e tij artisti Agron Bajrami, qoftë si valltar, koreograf ose edhe si këshillëdhënës, duke qenë i prirë sa nga profesioni, edhe më shumë nga pasioni.

Me rastin e 15 vjetorit të veprimtarisë së “Shotës“, u botua edhe libri monografik “Vallet në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar“, libër ky i cili pasqyron punën e “Shotës“ në Zvicër.

Autori i kësaj monografie, Nezir Ibishi, ka theksuar se: Paraqitja e parë e kësaj shkolle para publikut ndodhi në një ditë tetori të vitit 1993 për të vazhduar pastaj deri në ditët e sotme pa u ndalur. Filloj me një grup shumë të vogël, me gjithsej 4 persona, të cilët ishin pjesëtarë të, familjes Bajrami, të prirë nga Agroni dhe e mbështetur nga Liria, e cila iu bë krah i fortë Agronit dhe kësaj shkolle, dhe pa as që mund të mendohet “Shota“ dhe as që mund të flitet për të. Këtij grupi prej katër vetash ashtu si bashkohen përroskat për t’u shndërruar në lumë, iu bashkuan të rinj dhe të reja duke e shndërruar këtë grup në një shkollë vallëzimi shqip, përmes së cilës, gjatë këtyre 20 vjetëve kaluan më shumë se 500 nëxës, të cilët vit pas viti i pushtuan skenat e sallave dhe të shesheve në manifestime të ndryshme kombëtare e ndërkulturore gjithandej Zvicrës.”.

Agroni përgjatë tërë jetës së tij bëri çmos, që përherë të freskonte rapertorin me valle të reja nga mbarë hapësira shqiptare, madje gjithnjë me numër më të madh valltarësh, me gjithë koloritin e veshjeve kombëtare nga veriu e jugu, nga lindja e perëndimi i atdheut, pa ndarje krahinore e kufi mes tyre, gjithnjë e prirë nga flamuri kombëtar, e duartrokitur dhe e mirëpritur nga të gjithë shikuesit, pa përjashtim, e bënë “Shotën“ e Zvicrës të njohur njësoj sikurse edhe shtypi zviceran në gjuhën gjermane dhe frënge, në të cilin u botuan vërtetë shumë artikuj, që paraqitjet e “Shotës“ i vlerësuan shumë lartë.

Gjatë punës sime prej kronisti “Shotën” e kam përcjell hap pas hapi ndër vite, meqë rast kam përjetuar shumë emocione gëzime bashkë me qindra e qindra spektatorë që me admirim kanë përcjellë rriten dhe zhvillimin e këtij grupi të madh artistik, e veçmas lojën e mrekullueshme të artistit Agron Bajrami dhe të qindra vajzave e djemve që duke i mësuar hapat e parë nga mësuesi i tyre pas pak muajsh e vitesh kanë nxjerrë në skenë një lojë të madhe, që është pëlqye jo vetëm nga mërgimtarët tanë por edhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera.

Paraqitja në sheshet e Parisit, Vjenës, Bernës, Luksemburgut e metropoleve të tjera e ka bërë shotën një ambasadore dhe misionare të denjë të kulturës shqiptare në botën Perëndimore dhe jo vetëm këtu por edhe në vet trojet tona etnike e sidomos në Festivalin e Folklorit në Gjirokastër ku është admiruar nga publiku, ndonëse pati një konkurrencë të fortë nga pjesëmarrësit. Pjesëmarrja e “Shotës” në lojnat pranverore rrugëve të Zyrihut ka bërë gjithnjë bujë të madhe sepse ajo paralelisht ka prezantua shqiptarët pa dallim të hapësirës gjeografike shqiptare, duke defilua viteve të fundit me dy flamuj, atë kombëtar dhe atë të shtetit të Kosovës.

Meqenëse në 50 javët e ardhshme, çdo të shtunë, deri në fund të vitit portali ynë “prointegra.ch” do të prezantojë nga një ansambël do të kufizohemi në hapësirën e tekstit, por vetëm se do të paraqesim grupet dhe ansamblet nga gjitha trojet, përfshi edhe grupet artistike arbëreshe e çame./ Rexhep Rifati-prointegra.ch

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.