Qendra Kombëtare e Librit, shpallet fitues studiuesi arbëresh Matteo Mandala

E hënë, 6 Maj, 2024

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka shpallur “Çmimin kombëtar të Letërsisë, për vitin 2019”, ku fitues në gjininë e esesë dhe studimit është studiuesi arbëresh Matteo Mandala me librin e tij “Arbërishtja në rrjedhë të shekujve”.

Çmimi i jepet me motivacionin “Për librin studimor “Arbërishtja në rrjedhë të shekujve”, i cili shfaq një tablo të qartë të prirjeve të albanologjisë së sotme arbëreshe nëpërmjet analizës së fjalorit të Da Leçe-s, dhe ku arrihet në zbulimin e kuptimeve të zhdukura dhe rindërtimit të strukturave kuptimore të fjalëve dhe zhvillimit të brendshëm të etnonimit të shqiptarëve”.

Libri “Arbërishtja në rrjedhë të shekujve, siç thotë vetë autori, synon të japë një kuadër të qartë të prirjeve të albanologjisë së sotme arbëreshe dhe njëherazi për të vënë në pah faktin se studimet gjuhësore të kryera nga albanologët arbëreshë mbi komunitetet e tyre përbëjnë një model paradigmatik të qasjes shkencore ndaj çështjeve të mëdha të gjuhësisë shqiptare.

Në zhanrin e romanit çmimii takon shkrimtares Mira Meksi, ndërsa në atë të përkthimit fitues është shpallur Llambro Ruçi me përkthimin e “Iliada” të Homerit. Romeo Çollaku ka marrë çmimin në gjininë e tregimit me librin “Mikrobus”, ndërsa Alisa Velaj ka fituar çmimin e poezisë me librin e saj “Shtjellë reje, shtjellë zjarri”. Në gjininë e letërsisë për fëmijë fitues është shpallur Shkëlzen Zalli me librin “Kartolina e Zileve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group