SHBA/ Raif Hyseni: Muzika, folklori dhe tradita shqiptare janë oksigjeni im

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Shumë vite në muzikë, një trashëgimi e tërë e vlerave etnomuzikore dhe bashkëpunime të shumta ndër vite, e shtynë artistin e njohur Raif Hyseni të krijoi një album që do mbetet si pasuri folklorike në muzikën shqiptare.

“Fuqia e muzikës, artit dhe sportit janë shtyllat kryesore të Çdo lloj kombi që më së miri, dhe më së shpejti promovojnë vëndet e tyre”, shprehet për “Diaspora Shqiptare” Raif Hyseni. Teksa bisedon me muzikantin Hyseni kupton se dimensioni i artit tek Raifi shkon përtej muzikës. Pjesë e albumit janë 28 muzikantë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, gjë që e bën edhe më unik këtë projekt. Albumi do të prezantohet sot  nëpërmjet një takimi në aplikacionin “Zoom” dhe në vijim të bisedës muzikanti Hyseni na tregon arsyen pse ky album erdhi pikërisht tani dhe shumë detaje rreth tij.

Shumë vite karriere në muzikë. Pse menduat se ky ishte momenti i duhur për këtë album?

Së pari dua t’ju falenderoj juve, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe gazetën “Disapora Shqiptare” për mundësinë që më dhatë që t’ju drejtohem të gjithë Shqiptarëve në Diasporë dhe lexuesve të gazetës suaj. Faleminderit! Në fakt unë kisha planifikuar që të beja publikimin e ketij albumi që në muajin Prill por për shkak të Covid -19 u detyrova që të “pres” duke menduar që do bëhet më mirë në muajt që vijonin, por çdo gjë ishte e reduktuar, dhe nuk lejohej pjesëmarrja e publikut në numër masiv. Kisha edhe një lloj “presioni” nga të njohurit që ta bëja sa më parë sepse u zgjat si tepër, që në fakt kishin shumë të drejtë. Për këtë arsye mendova që me një gurë të “vras” shumë zogj. Një, të percjellim Covidin-19 sa më parë që është e mundur dhe Inshallah kurrë nuk kthehet më, dy, edhe vaksina doli në përdorim, tre, janë festat e fundvitit dhe dua ta ndjell vitin e ri me muzikë, gëzim, hare dhe shpresë positive për gjithë njerëzimin.

Çfarë gjendet në brendësi të këtij albumi?

Në fakt, ka shumë gjëra interesante dhe shumë specifike, jo pse unë i kam kompozuar dhe aranzhuar të gjitha instrumentalet që gjithsej janë 15 të tilla, por për faktin që në këtë cd-album marrin pjesë 28 muzikantë, 7 zonja, dhe 21 zotrinjë të zgjedhur dhe të shkëlqyer. Muzikantët janë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Por këtu marrin pjesë edhe muzikantë të mrekullueshëm amerikan nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Konektikat, Illionis, Miçigen, Nju Meksiko, Arizona, Finladez e Turq. Të gjithë luajnë në 24 instrumente të ndryshme, dhe se ky album përmban një orë e njëzetë minuta muzikë “LIVE” me instrumente origjinale, jo vetëm me një keyboard e kompjuter. Unë u jam shumë mirënjohës, dhe shumë i nderuar nga të gjithë muzikantët që kanë marrë pjesë në ketë projekt muzikor që secili ka dhëne kontributin e saj/tij në menyra të ndryshme. Gjithashtu dua t’i falenderoj dhe u jam shumë mirënjohës disa dijetarëve, profesorëve dhe akademikëve të njohur e të shquar shqiptarë dhe amerikan që shkruan vlerësime-kritike konstruktive mbi punën dhe cd-albumin tim. Dua të falenderoj kompozitorin, dirigjentin, profesorin z. Rafet Rudi nga Kosova; akademikun Vasil S. Tole; Dr. Lisa DeLorenzo – shefe katedre për edukimin muzikor në nivelin master pranë Montclair State University, Montclair, Neë Jersey, USA; Dr. Jeff Kunkel- shef katedre për studime të Jazzi-t pranë Montcalir State University, Montclair, NJ, USA; Dr. Jane Sugraman-shefe e katedrës për etnomuzikologji pranë Universitetit të Qytetit të Nju Jorkut (CUNY), Profesor I Associuar -dirigjent z. Ismail Mehmeti pranë Ëilbut Ëright College ne Chicago, IL, Profesor z. Blerim Grubi pranë Universitetit të Prishtinës, dhe Universiteit të Tetoves, si dhe Kandidatit për Doktoraturë Profesor dhe kompozitor Afrim Shabani i cili ka shkruar një ANALIZE shumë të thellë, e të gjerë jo vetëm per ketë cd album të tanishëm por edhe mbi veprimtarinë, punen dhe jetën time. Unë u jam shumë mirënjohës tërë jetën të gjithëve pa dallim. Më qenë se këta dijetarë, akademik dhe profesorë shkruan vleresimet-kritikat në gjuhet e tyre amëtare, une mendova që të gjitha këto vleresime-kritika që të perkthehen në gjuhë të ndryshme që edhe të tjerët të lexojnë dhe dëgjojne për muzikën Shqiptare. Keshtu që të gjitha vleresimet-kritikat janë përkthyer në gjuhën shqipe, angleze, gjermane, italiane, turke, kineze, arabe, spanjolle dhe japoneze. Shfrytëzoj rastin që t’i falenderoj nga zemra të gjithë këta miq të mi që përkthyen në gjuhë të ndryshme duke filluar nga Profesor Z. Shkelqim Beqari, z.Lulla Lyla , z. Drita Cetaku, z. Rosario Cali, Z. Salim Memishi, Dr.Yan Cui, Z. Laura Quiroz, si dhe Z. Hadi El! Dua ta falenderoj edhe fotografin me famë botërore z. Fadil Berisha që është kujdesur për fotot e mia, si dhe Mozart Studio që ka regjistruar dhe miksuar te gjitha instrumentalet.

Çfarë keni menduar për inagurimin e tij, duke qenë se dhe situata pandemike i vështirëson shumë aktivitetet?

Është shumë e vërtetë. Dëshira ime ka qenë që ky publikim i këtij albumi të ishte në rrethana normale, por realiteti është krejt dicka tjetër dhe duhet përshtatur momentit, kohës dhe rrethanave. I falenderoj ata të cilët kanë shpikur, zbuluar mjetet sociale si Zoom, Facebook, Instagram, Youtube etj.. Sikur të mos ishin këto unë nuk do kisha mundësi që te lidhem direkt me nënën, familjen, shoqerinë, koleget, me njerëzit e mi në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, në Luginën e Preshevës e Malit të Zi. Prandaj ky aktivitet do të jetë direkt në platformën ZOOM.US këtë të Dielë me 20 Dhjetor, 2020 në ora 21:00 të darkës me kohën lokale të Shqiperisë. Vegza/linkun me kodi kalues dhe numri i identifikimit është ZOOM.US, Meeting ID: 889 4422 8031 Passcode: 535847. Të gjithë janë të mirëpritur.

A gjejmë aty muzikë shqiptare nga të gjitha trevat?

Patjetër! Muzika, folklori dhe tradita shqiptare është oksigjeni im. Unë nuk mund të tjetersohem, e kam obligim kombëtar, shoqëror, artistik, intelektual dhe edukativ që pasurinë tonë kombëtare ta shijojnë edhe të tjerët e sidomos amerikanët nga se jetoj në Amerikë. Fuqia e muzikës, artit dhe sportit janë shtyllat kryesore të cdo lloj kombi që më së miri, dhe më së shpejti promovojnë vëndet e tyre. Përmes promovimit të muzikës tonë që ne kemi bërë së bashku me Merita Halilin dhe orkestrën time, shumë amerikanë kanë shkuar dhe akoma shkojne ti vizitojnë trojet ku sot shqiptarët jetojnë në Ballkan.

Më shumë muzikë kemi nga trevat e origjinës suaj, apo të bashkëshortes suaj Merita Halilit?

Hahaha…kjo pyetje më pelqeu më së shumti. I kemi ndërruar pozicionet, unë jam berë Tironc prej Mitrovice, ndërsa Merita është bërë Kosovare prej Tirone (pak humor). Ka elementë, motive, nota nga të gjitha trevat ku jetojnë Shqiptarët sot në Ballkan!

“Tangon e Tiranёs”, “Atmosferёn Amerikane”, “Gajden e Stivit”, “Vallen e Manhetenit” etj., duket si një udhëtim. Ka qenë ky synimi?

…. “Shqiptari në Japoni, “Kalorsi Kosovar”, “Vicianum” -është emertim i parë i qytetit të Vushtrrisë në Kosovë gjatë kohës së Romakëve që është edhe qyteti më i vjetër ndoshta edhe në Ballkan, “Atmosfere amerikane”, “Puhi Bosfori” të gjitha këto kompozime janë të lidhura direkt me përvojen time personale dhe profesionale, ku vend të rëndësishem kanë emertimet që kanë të bëjnë kryesisht me ne, pra me shqiptarët!

Sa ju është dashur të punoni për këtë album dhe ka bashkëpuntorë të tjerë?

Për të bërë një album nuk duhen vite të tëra, por për mua dhe Meritën, ka qënë shumë e rëndesishme dhe është, promovimi i vlerave tona kombëtare, artistike, historike, tradicionale e kulturore. Tani që ne kemi arritur që ta plasojmë muzikën tonë në instanca zyrtare e akademike unë mendova që tani unë e kam radhën të bëj diÇka për vete por pa i ikur origjinës time. Prej se kam filluar deri sa kam mbaruar jane inkuadruar 50 veta, juve jeni e 51-ta qe ju falenderoj përzemërsisht!

Prej vitesh jetoni në Amerikë, por gjithmonë duke ruajtur traditat dhe kulturën, është ky album një pasuri folklorike për brezat e rinj?

Po! Këto janë kompozime të mijat të bazuara në folkun tonë! Për një orë e gjysëm muzikë sa përmban ky album ka materiale si për brezat e rinj, si për kompozitorët, si për ata të gjithë që kanë dëshirë të degjojnë dicka të re, dicka ndryshe. E kam trajtuar fis-harmoniken në disa stile të ndryshme si nga mënyra e ekzekutimit, qasjes, lojës që kam bërë në orkestër me muzikantë të tjerë. Kjo është punë e 50 vetave, ndërsa unë jam vetem një. Prandaj te gjitha lëvdatat, nderimet dhe repsektet janë për të gjithë ata 50 veta, jo mua që jam 1-një, dhe kjo e bën të sukseshëm këtë album.

Kur të kalojë situata pandemike, do vini ta inaguroni edhe në Shqipëri albumin?

Me deshirën më të madhe do vi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në Preshëve! Dua t’i falenderoj të gjithë Shqiptarët në gjithë rruzullin tokësor, dhe të gjithë njerëzimin! Lutem që shëndeti, fati, dhe lumturia të jetë melodi, harmoni dhe ritëm për ta dhe familjet e tyre gjatë tërë jetës. Faleminderit shumë për këtë intervistë kaq të këndshme. /Diasporashqiptare.al/