Komisioni Europian publikon datën, ja kur nis vaksinimi në vendet e BE-së

E hënë, 29 Prill, 2024

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se vaksinimi ndaj COVID-19 në vendet e BE-së do të nisë më 27 dhjetor.

“Ky është momenti i Europës. Vaksinimi në të gjithë BE-në do të fillojë më 27, 28 29 dhjetor. Le të mbrojmë së bashku qytetarët tanë”, ka shkruar në Twitter Von der Leyen.

Ministri gjerman i Shëndetit Jens Spahn tha më herët për gazetarët se Gjermania dhe shtetet e tjera të BE shpresojnë të nisin vaksinimin më 27 dhjetor nëse “miratimi do të ecte sipas planit”.

Ndërkaq, pas Emmanuel Macron edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel bëri të ditur se është izoluar, ndërkohë që të dy janë takuar të hënën.

Ndërkohë që në Itali vaksinat e para do të bëhen për personelin shëndetësor. Ndërkaq, dhe Papa Françesku ka kërkuar një qasje në vaksinat dhe trajtimet ndaj COVID-19 dhe për më të dobëtit.

“Unë përsëris apelin për politikbërësit dhe sektorin privat që të marrin masat e duhura për të garantuar akses në vaksina kundër COVID-19 dhe teknologjitë thelbësore të nevojshme për të ndihmuar të sëmurët, më të varfrit dhe më të brishtët”, thuhet në mesazhin që Papa do të adresojë në ditën e 54-t Botërore të Paqes që festohet më 1 janar 2021.