DOKUMENTI/ 65 vjet më parë Shqipëria u anëtarësua në OKB

E shtunë, 4 Maj, 2024

Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota e Kombeve të Bashkuara më 14 dhjetor 1955 pas dhjetë vitesh përpjekje rresht që pas përfundimit të luftë së Dytë Botërore.

Sipas arkivës së MEPJ-së, në vitin 1946 qeveria shqiptare kërkoi që vendi të pranohej në OKB në kuadrin e dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Komiteti i Pranimeve të Antarëve të Rinj kërkonte informacione shtesë për të shoqëruar aplikimin e qeverisë shqiptare, ndër të tjera mbi zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me Greqinë, qëndrimin e qeverise komuniste në Tiranë ndaj vlershmërisë së traktateve dhe marrëveshjeve në fuqi të nënshkruara para 7 prillit 1939 midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare të OKB, apo informacion zyrtar për zhvillimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945 dhe rezultatin e tyre, etj. Përgjigjet e marra nga pala shqiptare në ato vite nuk kënaqnin të gjithë anëtarët e organizatës dhe kështu kërkesa e Shqipërisë për antarësim në OKB rrëzohej.

Pas vetos së parë në gusht 1946, SHBA dhe Britania e Madhe, përdoren këtë veto edhe në vitin 1947 dhe 1949 duke akuzuar qeverinë komuniste të kohës se nuk respektonte të drejtat e njeriut në Shqiperi.

Situatën e rëndoi edhe Incidenti i Kanalit të Korfuzit, apo prishja e marrëdhënieve me Jugosllavine e Titos me 1948, e cila e kishte mbështetur në fillim kërkesën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare e përsëriti përsëri kërkesën e saj për pranim në OKB edhe në vitin 1948, në vitin 1952 dhe në vitin 1954. Në këtë të fundit, MPJ Behar Shtylla që ishte edhe Observator Permanent i Shqipërisë pranë OKB, ndër të tjera shprehej se qeveria shqiptare pranonte pa asnjë rezervë të gjitha detyrimet që rridhnin nga Karta e OKB dhe se ishte e gatshme ti plotësonte ato. Kërkesa përfundonte me deklaratën se …”vendimi për pranimin e Shqipërisë në OKB do të ishte në pajtim të plotë me parimet e larta të Kartës dhe me vullnetin e popujve që Kombet e Bashkuara të jenë një qendër ndërkombëtare ku te bashkohen dhe të bashkëpunojnë të gjitha shtetet e lira dhe sovrane, pavarësisht nga sistemet e tyre politike e shoqërore.”

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në mbledhjen e saj plenare të mbajtur me 14 dhjetor 1955, duke vepruar në bazë të rekomandimit të Këshillit të Sigurimit, mori në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe vendosi ta pranonte atë si anëtare të Kombeve të Bashkuara së bashku me 15 shtete të tjera. Ky zgjerim i organizatës me 16 anëtarë të rinj ishte një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të parimit të universalitetit të OKB, forconte autoritetin e saj dhe kontribuonte në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.