2010, viti historik i shqiptarëve që kurorëzoheshin në Zvicër me tituj shkencorë

E diel, 5 Maj, 2024

Dhjetë vjet më parë, shqiptarët në Zvicër bënë hapin vendimtar drejt majave të shkencës, kur vetëm në periudhën mars –shtator 2010, temat e doktoraturës i mbrojtën: Dr. Igli Tashi (në Universitetin e Lozanës), Dr. Luljeta Shaqiri-Emini (në Universitetin e Cyrihut);  Dr. Alban Y. Neziri , dy doktoratura (në Universitetin e Bernës dhe në Grac të Austrisë) dhe Dr. Shqiponja Isufi në ETH të Cyrihut.- Këta të rinj i paraprin plejadës ekspertëve tanë që do të bëjnë emër në fusha të ndryshme shkencore- kërkimore

Atë që nuk e pat as mundësinë ta bëjë brezi i parë i shqiptarëve në Zvicër, që përballej me luftën për ekzistencë dhe çlirim kombëtar nga okupues të ndryshëm, filluan ta bëjnë bijtë dhe bijat e tyre që u rritën dhe u shkolluan në këtë vend, ndaj edhe do theksuar se VITI 2010, ishte viti më se i suksesshëm për shqiptarët, pasi jo vetëm që u rrit numri i studentëve në universitetet e këtushme, por edhe i të diplomuarve në lëmi të ndryshme të shkencës e të artit. Por, arritja kulmore është ajo se në këtë vend, në qendra të mëdha universitare temat e doktoraturës i mbrojtën me shumë sukses edhe dy të reja dhe dy të rinj shqiptarë, me prejardhje nga vise të ndryshme:

Igli Tashi

Dr. Igli Tashi, i lindur  në Korçë, që jeton në Zvicër prej 1997-ës, më 24 mars të këtij 2010, para një jurie prestigjioze e mbrojti me sukses temën e doktoraturës me titull:« Një model i bazuar në elementet e garancisë për një vlerësim gjithëpërfshirës të sigurisë së informacionit » dhe me këtë rast mori titullin:  « Doktor në Sistemet e Informacionit » në Universitetin e Lozanës.

Igli Tashi, qysh në 1997, vendoset në Lozanë me dëshirën dhe objektivin e mbarimit të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë (HEC), një fakultet ky i mirënjohur në fushën e tij. Pasi ndjek kurse të gjuhës frënge në « Shkollën e Frëngjishtes Moderne » të Universitetit të Lozanës, regjistrohet në fakultetin e Ekonomisë të po këtij universiteti ku diplomohet ekonomist me orientimin Administrim (Management). Më pas ndjek dhe mbaron me sukses studimet në masterin « Drejtësi, Kriminalitet dhe Siguri e Teknologjive të Informacionit ». Falë rezultateve të mira, veçanërisht në punimin e diplomës së Masterit, i bashkohet grupit kërkimor të drejtuar nga Prof. Solange Ghernaouti-Hélie, eksperte internacionale në fushën e sigurisë. Nga muaji shtator 2010 – Senior Auditor për një firmë të mirënjohur në fushën e auditimit.

Luljeta Shaqiri

Dr. Luljeta Shaqiri-Emini , me prejardhje nga komuna e Bujanocit (Kosova Lindore)  ka doktoruar në fushën e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut (në gjuhën gjermane) dhe tash më 21 maj në Universitetin e Bernës, Alban Y. Neziri (Kosova) në fushën e mjekësisë në gjuhën angleze, Asistente në Departamentin e psikologjisë klinike dhe psikoterapike të Universitetit te Cyrihut, ku edhe ka diplomuar, po në pranverën e këtij viti ka mbrojtur  temën e doktoraturës :” Stresi prenatal (paralindor) dhe ndikimi i tij te zhvillimi biopsikosocial  i fëmijës ”. Luljeta pos që është aktive në jetën universitare, shquhet edhe në jetën shoqërore të komunitetit. Ndër të tjera projekte, është edhe anëtare e komisionit për çështje të integrimit në kantonin e Shvicit.  Luljeta thotë se nuk ishte aspak punë e lehtë për te që pas shtat viteve të shkollës fillore në vendlindje të vijë në moshën e pubertetit në Zvicër dhe që këtu të ia fillojë shkollimit për të arritur sot deri tek doktoratura .

Alban Y. Neziri

Dr. Alban Y. Neziri, me prejardhje nga Peja vetëm brenda 2-3 muajsh  mbrojti me sukses të shkëlqyeshëm dy doktoratura: të parën më 21 maj në Universitetin e Bernës, ndërsa në korrik mbrojti doktoraturën e dytë në Universitetin Mjekësor të Gracit në Austri. Titullii tezës së doktoratës së mbrojtur nga Albani në Universitetin e Bernës, në gjuhën angleze ishte: “Matjet e avancuara quantitative sensorike dhe elektrofiziologjike të dhembjes te personat pa dhembje dhe te pacientët me dhembje kronike”, ndërsa titulli i fituar akademik: Doktor i Shkencave dhe Inxhinierisë Biomjekësore .

Komisioni përbëhej nga Kryetari: Prof. dr. med. Thomas Graven-Nielsen, Qendra e Hulumtimit të Interakcionit Sensorik-Motorik, Universiteti i Aalborgut, Danimarkë; Prof. dr. med. Mariano Serrao, Neurolog dhe Otolog, Universiteti i Romës, Itali; Prof. dr. med. Jules Desmeules, Spitali Universitar i Gjenevës dhe moderatori: Ass. Prof. dr. Kelun Wang, Qendra e Hulumtimit të Interakcionit Sensorik-Motorik, Universiteti i Aalborgut, Danimarkë. Komisioni vlerësoi me suma cum Laude (shkëlqyeshëm) mbrojtjen e temës nga ana e Alban Y. Neziri

Teza e Doktoratës, e cila i përket fushës së hulumtimit të dhimbjes në shkencat e neurologjisë, është bazuar në punën shkencore 4-vjeçare të Dr. med. Univ. Alban Y. Nezirit në Departamentin e Anestezisë të Spitalit Universitar Inselspital të Bernës (ku edhe Albani mbrojti temën), në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën e Interakcionit Sensorik-Motorik të Universitetit të Aalborgut të Danimarkës. Gjatë katër viteve hulumtuese-shkencore,  punimet e tij janë shpërblyer dy herë, si punimet më të mira shkencore në kongreset ndërkombëtare për anestezinë dhe dhembjen.

Shqiponja Isufi

Dr. Shqiponja Isufi me prejardhje nga Gjilani, migroi në Zvicër në moshën 9- vjeçare. Në Luzern të Zvicrës kryen me shumë sukses gjimnazin e pastaj në vitin 2002 regjistrohet në Universitetin e  Cyrihut, ku edhe magjistrin në shkencat ekonomike në vitin 2007. Derisa në dy vitet e para studion drejtimet e përgjithshme në dy të fundit përqendrohet në ekonominë e ndërmarrjeve, respektivisht në kontabilitet dhe auditim. Deri në gjetjen e temës së doktoraturës kryen 6 seminare, në mënyrë që në afat rekord vetëm brenda një viti e gjysmë të përgatis dhe mbron tezën e doktoraturës: “Analiza e ndërtimit të ndërmarrjeve të vogla nga këndvështrimi i i auditorëve” në ETH- a të Cyrihut. Më 13 shtator të  këtij viti me sukses të shkëlqyeshëm ( summa cum laude me notë 5.5-6 ) doktoron para komisionit në përbërje të Prof. Fleming Ruud,PhD dhe Prof.Dr. Dieter Pfaff . Aktualisht punon ligjeruese në Universitetin në St. Gallen, ndërsa që një pjesë të orarit të punës e mbanë edhe si hulumtuese shkencore në Universitetin e Cyrihut.

Në fund të këtij teksti rezervohemi nga mundësia që të ketë doktoruar shkencat edhe ndonjë i ri shqiptar në Zvicër. Nëse kemi gabuar do të na bëhej qejfi, sepse nga dita më ditë në këtë vend po ndryshon struktura e të shkolluarve, e që me siguri paraqet të arriturën më të madhe të migracionit shqiptar në këtë vend, ku edhe më tej numri i ekspertëve të kësaj natyre, ndonëse në rritje, është ende simbolik. / Prointegra

(Aktualisht këta doktorë të parë të shkencave dhe ata që ndoqën rrugën e tyre, janë ngrit në tituj edhe më të lartë shkencorë, duke qenë edhe ligjërues universitetesh, apo edhe drejtues të institucioneve të pavarura shkencore kërkimore.)

Autor i tekstit dhe foto: Rexhep Rifati