Arbër Agalliu: Duhet të krijojmë më shumë lidhje mes Arbërisë dhe Shqipërisë

E hënë, 6 Maj, 2024

Gazetari Arbër Agalliu i cili jeton në Itali prej kohësh ndjek edhe zhvillimet jo vetëm kulturore por edhe ato socio-ekonomike në komunitetin arbëresh në Itali.

Arbrit i pëlqen historia e vendit të tij të cilët e ka mësuar në gjuhën italiane pasi siç thotë dhe vetë shqipja e tij ishte shtëpiake dhe kishte nevojë për perfeksionimin e gjuhës letrare duke qenë se qëllim i tij ishte profesioni i gazetarit. Qysh atëherë nisi lidhja e tij me tematikat e arbëreshëve.

Ai shprehet për një forcim të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Arbërisë, pasi sipas tij arbëreshët nuk janë vetëm për këngët “Moj e bukura More”, “E lule lule”, por duhet të krijojmë ura të ndryshme lidhjesh dhe bashkëpunimi. Ai merr si shembull faktin se në Itali ka rrugë me emra të zonave arbëreshe, gjë të cilët në Shqipëri nuk e ka hasur.

“Bashkëpunim por jo vetëm një bashkëpunim folkloristik, ne nuk duhet të njohim arbëreshët thjesht se këndojnë “Moj e bukura More”, por kanë nevojë për një lobim nga ana e shtetit shqiptar drejt shtetit italian, për një riformim të ligjit 482 të 1999, një ligj shumë i vjetër dhe ka nevojë që ky ligj të ndërrohet, të respektohet dhe t’i garantojë komuniteteve arbëreshe të paktën mësimin e gjuhës arbërishte në shkollat arbëreshe. Teorikisht me ligj kjo gjë ekziston, po praktikisht nuk bëhet”, thotë Arbri.

Por si është gjendja aktuale e arbëresheve? Arbri thotë se ata kanë nevojë për mbështetje dhe vëmendje duke sjell ndërmend faktin se të rinjtë arbëresh preferojnë të largohen drejt veriut të Italisë apo dhe jashtë, si dhe vënia në rrezik e trashëgimisë.

“Kohët e fundit kemi pasur një interes nga ana e mediave sidomos mediave shqiptare por jo vetëm mbi komunitetin arbëresh. Materialet per arbëreshet janë vetëm nga institui Luce, deri në vitin 1960, Rai edhe më pas, po nga ana jonë ka pasur shumë pak. TVSH ka bërë diçka po kanë qenë të pakta. Kemi arritur te krijojmë një urë dhe kjo urë sa vjen e zgjerohet, rrjeti po hapet dhe shumë arbëreshe kanë krijuar rrjetin e tyre dhe nuk kanë nevojë më për Arbrin për të krijuar kontakte me Shqipërinë. Përjetojnë një formë emigrimi nga territoret e tyre. Shumë të rinj arbëresh tentojnë të emigrojnë nga jugu i Italisë në Veri ose jashtë shtetit italian”, thotë Arbri më tej.

Sipas tij të rinjtë arbëresh do të duhet të kenë hapësirë dhe komunikim me bashkëmoshatarët e tyre shqiptare. “Të rinjve arbëresh nuk i jepet hapësirë sa duhet, nuk arrijnë të shohë bashkëmoshatarët e vetë, pjesë e këtij sistemi mediatik, unë them gjithmonë që duhet të arrijmë t’i angazhojmë e të jemi ne pjesë e mediave që t’i vëmë në atë pozitën ku të ndjejnë një përgjegjësi, ku të rinjtë arbëresh të jenë pjesë e historisë arbëreshe siç kanë qenë prindërit e tyre kur në vitin ‘80 ishin urë mes Shqipërisë dhe Arbërisë”, vijon gazetari.

Turizmi është gjithashtu një urë e mirë lidhëse mes shqiptarëve dhe arbëreshëve, dhe Arbri sjell ndërmend se shumë shqiptarë shkojnë dhe për pushime në Itali por shumë pak vizitojnë arbëreshët. “Zhvillimin e turizmit në ato zona jo vetëm që njeh kulturën arbëreshe dhe tregon interesin por arrin dhe të kontribuosh dhe nga aspekti ekonomik duke krijuar këtë lidhje turistike mes Shqipërisë dhe Arbërsië”, përfundon Arbri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.