1663 / Si u hap Seminari i parë shqiptaro-grek

E premte, 3 Maj, 2024

357 vjet më parë, me 4 dhjetor të vitit 1663 u çel Seminari i parë shqiptaro- grek në ngulimin arbëresh të Firmo-s në Kalabri. Ky seminar u themelua nga “Propaganda Fide Congregation Side”, me qëllim që të krijonin të rinj eruditë në fushën fetare, duke i përzgjedhur nga të gjitha trevat e Greqisë dhe Epirit. Rektori i parë ishte Frat Eustachio Sevastò, pas tij ishte Daniele Cortese Brana, epirot, nipi i famullitarit të famshëm Cortese Brana, nga Kisha Greke e Napolit. Seminari u mbyll në vitin 1746, kur në të njëjtën kohë kishte famë ai i San Benedetto Ullano, më 1732, nga familja arbëreshe Rodota.

“Propaganda Fide” pati një rol të rëndësishëm edhe për ndërtimin e shkollave në vendin tonë, zakonisht në famullitë dhe manastiret. Në këtë kuadër, kujtojmë se prej tyre u hap shkolla dioqezane e Kurbinit (1632) e shkolla e Urdhnit franceskan në Pëdhanë (1638). Në selitë ipeshkvnore u ndërtuan dhoma mësimi për seminare, për të cilat kujdeseshin ipeshkvijtë. Kështu, filluan shkollat e seminaret e para të shekullit XVII, si shkolla private të klerit katolik.

Pas vendimeve historike të Koncilit të Trentit për mësimin e teologjisë e, sidomos, pas vendimit për hapjen e mbajtjen e seminareve, e krijimit të  regjistrave të veçantë, si edhe pas krijimit të Misionit franceskan (1634), në vendin tonë mori hov formimi arsimor e kulturor kryesisht i klerit, të pregatitej t’u bante ballë pushtimit e konvertimit fetar.

Më 1622 Gregori XV krijoi institucionin Propaganda Fide dhe Kongregacionin e saj, per perhapjen e fesë, per të kapercye pengesat e vështirësitë e linduna, per forcimin e fesë, sidomos në vendet që u pushtuen nga osmanët, per të pengue konvertimin “in partibus infedelium”, per të ndihmue  formimin, edukimin, arsimimin e klerit vendas.

Përparësi pati vendi ynë që po provonte një persekutim maksimal. Propaganda kërkoi që ipeshkvitë të vareshin e të lidheshin drejtperdrejt me Vatikanin e të dergonin relacione të sakta, të pasuna e të verteta, të besueshme. Dhanë edhe udhëzime çfarë kerkohej nga Vatikani. Shkurt, ajo drejtoi veprimtarinë e klerit katolik. Propaganda Fide tregoi interesë parësore per kombin tonë të pushtuem nga osmanët; tregoi vemendje të vecantë per pregatitjen e klerit të aftë per të perballue rreziqet e reja; tregoi perkushtim misionar per ngritje intelektuale e shoqnore, tue u dhanë bursa studentëve shqiptarë, tue hapë shkolla dioqezane e të monastireve, ndihmoi me botime e dha subside të ndryshme.

Një radhë prelatësh, misionarësh, vizitatorësh, inspektues apostolikë, komisarë ose të  deleguem hyjshin në Shqipni dhe paraqitëshin gjendjen reale të kombit tonë. Dhe këto relacione, letra, shkresa, ankesa, propozime etj. u banë burim i vertetë, i çmueshem,e i besueshem, pse i jetuem dhe i shkruem nga njerez të perkushtuem dhe mbeten si dokumenta jo vetem per historinë kishtare, por me të dhanat e shumta e të larmishme sherbejnë si dokumenta sine qua non per historinë e popullit tonë, per ata shekuj kur luftohej per rezistencë, per liri, per një gjendje shoqnore ma të mirë.

Misionarët porositen mos të merren me politikë. Po japim ma poshtë tre dekrete të Propagandes Fide dergue në ipeshkvinë e Shkodrës, shek.XVII që na ndihmojnë të kuptojmë ma qartë veprimtarinë e Propagandes:

– Dekret i Kongregacionit të Propagandës Fide: Misionarët mos të nisen në mision pa leje.

– Dekret i Kongregacionit të Propagandës Fide kunder misionarëvet që nuk mësojnë gjuhën e kombit ku zhvillojnë mision.

– Dekret i Kongregacionit të Propagandës Fide ku urdhnohen misionarët të varen nga Ordinari.

Per fat të keq permbajtja e dekreteve nuk gjindet, por treguesi i dekreteve ka mbete gjallë e gjindet në Arkiv.

Pashko Vasa shkruan: “Edhe atje (në Shqipninë e siperme) qeveria osmane nuk ka ba asgja per arsimin: qenë pikërisht priftent dhe klerikët françeskanë, me prejardhje italiane, sidomos ata që predikuen fenë, i sherbyen Kishës dhe hapen shkolla ku u mësuen njëkohësisht edhe italishtja edhe shqipja. Meqenë se fetarët italianë të Shqipnisë së Eper nuk synojshin të italianizojshin popullin në dam të kombësisë së tij, erdhi per të mbarë që gjuha italiane të futej vetvetiu nga shkaku i fqinjësisë e nga lidhjet tregtare… por gjuha e vendit, gjuha shqipe nuk u perjashtue as nga lutjet, as nga predikimet fetare”.(shih: K.Cefa, “Kur e verteta flet ndryshe”).

Propaganda Fide veproi me përparësi dhe energjikisht per vendin tonë, në forma të ndryshme. Ajo themeloi Kolegjin Ilirik të Loretos, e Kolegjin Urban, hapi dyert per nxanës shqiptarë, u dha bursa e nuk u kursye per shtimin e tyne. Propaganda krijoi edhe Misionin e Maqedonisë,në krye të cilit u emnue Francesko M. da Lece, hartuesi i së pares gramatikë të gjuhës shqipe, (gramatikës së parë në Ballkan).Kater kuvendet e Misionit qenë: Cidhna, Lura, Macukulli, Bushkashi. Ideja e Propagandes qe edhe krijimi i Misionit Shetitës.

Nxënës të arsimuar e të edukuar nga  Propaganda Fide e kolegjet e saj kthyen u në atdhe e i dhanë hov zhvillimit kulturor e shoqëror, u bënë udhëheqës e mësues.