Komiteti Teknik i Ekspertëve , Shqipëria zgjat pa afat masat kufizuese

E shtunë, 18 Maj, 2024

Në Shqipëri masat kufizuese, afati i të cilave do duhej të përfundonte sot do të vijojnë pa një afat të caktuar. Ka qenë ky vendimi më i fundit i Komitetit Teknik të Ekspertëve në vend, të cilët u shprehën se çdo javë do të ketë vlerësim të situatës. Nëse do të ketë përkeqësime do të vijohet me masa të tjera.

Nisur nga të dhënat Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit teknik i Ekspertëve në Tiranë tha se do të vijojë moslejimi i grumbullimeve më shumë se 10 veta, orari policor nga ora 22.00 deri në 06.00 të mëngjesit, moszhvillimi i festave, dasmave dhe ceremonitë mortore përtej numrit të familjarëve.

“Të gjitha masat do të jenë pa afat dhe do të analizohet situata epidemiologjike në vazhdimësi duke ndjekur me kujdes efikasitetin”, tha ajo.

A do të ketë Shqipëria mbyllje në fundjavë?

“Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo, mbeten këto që thamë. Nëse do të ketë rëndime të situatave të tjera në vijim masat mund të jenë kjo dhe të tjera. Por kjo masë nuk është diskutuar dhe për situatën ku jemi nuk është as e justifikuar”, u shpreh znj. Rakacolli.

Përsa i përket arsimit parauniversitare, Komiteti Teknik bëri të ditur se nuk do të ketë mbyllje të tyre dhe se mësimi do të vijohet njësoj si aktualisht.

Ndërkaq, drejtoresha e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha se rastet janë sërish në rënie, ndonëse javën e fundit është vërejtur një ulje e lehtë.

“Rastet janë të larta, 347 raste për 100 mijë banorë. Vetëm javën e fundit kemi një tendencë ulje, 1.2 herë më pak se një javë më parë, pra java 47 me 48. Qarku me peshën më të madhe është Tirana, pasuar nga Gjirokasta dhe Lezha”, tha Tomini.

Aktualisht të prekur me COVID-19 në Shqipëri dhe që janë aktivë janë afërsisht 40 mijë raste, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 822.