Hapja e ambasadës në Australi, flet ambasadori shqiptar Edmond Trako

E shtunë, 4 Maj, 2024

Pak ditë më parë në Kanberra të Australisë u realizua dhe ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar, shoqëruar me vendosjen e pllakatës me mbishkrimin “Albania” në parkun e Komonuelthit. Gjest që ka shënuar zyrtarisht çeljen për herë të parë të ambasadës shqiptare atje.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”, ambasadori z. Edmond Trako tregon për emocionet dhe jehonën që vazhdon të shoqërojë këtë ditë të veçantë, duke theksuar rëndësinë e çeljes së kësaj ambasade për shërbimet konsullore ndaj qytetarëve shqiptarë në Australi dhe jo vetëm.

INTERVISTA

Z. Trako urime në detyrën tuaj si ambasador i Shqipërisë në Australi! Më herët ju keni qenë me mision në vende latine si në Buenos Aires dhe në Portugali. Si janë australianët si popull?

Faleminderit dhe kënaqësi të ndajmë bashkë këtë komunikim në ditën e parë të hapjes zyrtare të Ambasadës së parë Shqiptare në Australi, ditë që përkoi dhe me ngritjen e Flamurit Kombëtar shqiptar ashtu siç e përmban protokolli Australian.
Aktualisht unë jam këtu me detyrën i Ngarkuar me punë dhe ndoshta më paraqitje të Kredencialeve, pra në Ambasador, për më tepër që edhe Australia e mbulon Shqipërinë nga Roma në nivel ambasadori pra respektohet dhe reciprociteti.

Është e vërtetë që më përpara unë kam shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Argjentinë dhe jo rezident ne Brazil, Kili, Uruguaj, Paraguaj, Bolivi, Ekuador, Kolumbi, Venezuele dhe Peru, pra duke ju paraqitur Letrat Kredenciale 10 Presidentëve të këtyre vëndeve te Amerikës Latine. Ka qenë një eksperiencë e veçantë për gati një dekadë nga 1997-2006. Kurse në Portugali, ashtu si në Australi hapa Ambasadën e parë Shqiptare dhe më pas shërbeva si Ambasador për gati 6 vjet deri në vitin 2014.

Referuar pyetjes suaj mbi popullsinë e Australisë mund të them që ajo është e përbërë nga komunitete emigrantësh të ardhur nga dhjetëra vende të botës që me pune e sakrifica kanë arritur të sigurojnë një jetesë mjaft të mirë dhe të qetë në ketë shtet – kontinent, pjesë përbërëse e Commonwealth-it. Duke qënë një popullsi si një mozaik i vërtetë, për nga përbërja, gjuhët, kulturat, traditat etj, çdokush që vjen në këtë vend në mënyrë të rregullt dhe me aftesi profesionale mirëpritet nga australianët dhe ndihmohet që të përshtatet sa më shpejt me jetën dhe rregullat e një bashkëjetese moderne, të sigurt e të qetë.

Sa shqiptarë jetojnë në Australi Z. Trako dhe a keni bashkëpunime dhe kontakte me shoqata shqiptare atje?

Prezenca e komunitetit shqipëtar në një numër të konsiderueshëm përbën një arsye më shumë që marrëdhëniet me Australinë të shikohen me më shumë përparësi nga ana e Shqipërisë. Valët e para të emigrimit kanë arritur në Australi në vitet 1920-1930. Këta kanë qenë përgjithësisht grupe të vogla, shumica të ardhur nga Shqipëria e jugut, kryesisht nga zona e Korçës dhe u vendosën në qytezën Shepperton e në qytezat e Maribës; u punësuan në bujqësi, në kultivimin e duhanit dhe të kallamit të sheqerit. Këta emigrantë të parë, sollën më pas edhe familjet e tyre.

Vala e dytë e emigrimit ndodhi në fund të luftës së dytë botërore. Këta ishin kryesisht refugjatë, të cilët donin të iknin nga komunizmi. Shumica e personave të ardhur nga ish-Jugosllavia mundën të tërhiqnin familjet e tyre, por kjo nuk ndodhi me shqiptarët e ardhur nga Shqipëria. Emigrimi i shqiptarëve nga Shqipëria pothuajse përfundoi në atë kohë, me mbylljen e kufijve.

Vala tjetër e emigrimit filloi në vitet 1960. Këta ishin shqiptarë të ardhur nga ish-Jugosllavia. Shumica e tyre erdhi nga Maqedonia, por një pjesë erdhi edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. Ata erdhën kryesish për arsye ekonomike, si dhe për ti shpëtuar sistemit represiv të Rankoviçit. Nje vale tjetër emigrimi është ajo nga Kosova, në vitet 1990, pas ndryshimit të statusit të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit. Ka edhe shqiptarë nga Shqipëria që kanë ardhur në numër me të vogël duke filluar nga vitet 90, dhe vazhdojnë të vijnë. Gjithashtu në vitin 1999 erdhën dhe rreth 3000 shqiptarë nga Kosova, por shumica e tyre u kthyen me përfundimin e luftës. Rreth 300 prej tyre kanë mbetur dhe janë integruar në Australi.

Referuar Censusit Autralian të kryer nga Australian Bureau of Statistics, në vitet 2011 & 2016, në Australi rezultojnë të rregjistruar 13141 shqiptarë që jetojnë në këtë vend, prej të cilëve 2396 janë shqiptarë të lindur në Shqipëri. Por komuniteti shqiptar në Australi mendon se ky numër nuk është i saktë sepse shumë nga shqiptarët nuk i kanë plotësuar formularët e censusit në rregull, apo nuk kanë marrë pjesë fare. Gjithashtu ky numër nuk përfshin ata që janë me origjinë shqiptare, por që nuk flasin shqip.

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizata të ndryshme të komunitetit shqiptar në Australi, dhe që mendohet se është shifër më e saktë se shifra zyrtare, ka rreth 20000 shqiptarë (këtu përfshihen personat që kanë lindur jashtë si edhe fëmijët e tyre të lindur në Australi). Këta shqiptarë janë me origjinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi.
Shqiptarët në Australi përgjithësisht janë të integruar ne jetën e vendit dhe gëzojnë të njëjtin status juridik si të gjitha pakicat e tjera etnike që jetojnë e punojnë atje. Në Viktoria ka 4 shkolla të gjuhës shqipe; në zonat Dandenong, Heidleberg, Sunshine dhe Altona. Shteti australian financon mësimin plotësues të gjuhës shqipe (një herë në javë prej klasës së parë fillore deri në klasën e 12-të), por kjo mundësi nga shqiptarët është shfrytëzuar shumë pak. Kjo gjë ka ndodhur nga që nuk është arritur numri i mjaftueshëm i nxënësve dhe interesi i treguar nga shqiptarët për këtë mësim plotësues shpresohet të rritet në nivelin që kërkohet.
Shqiptarët janë ne numer më të madh në Melburn, ne Adelaide, ne Sydney ne Queensland dhe ne Perth, kurse më të organizuar janë në Melburne dhe Adelaide. Ka disa organizata apo shoqata shqiptare në Australi dhe konkretisht:
Shoqata më e fuqishme është “Shoqata e Komunitetit Shqiptaro-Australian” (AACA), e formuar në shtetin Victoria në fund të viteve ’80. Kryetar i saj është z. Sezar Jakupi dhe sekretar z. Edmond Bebri.
Komuniteti Shqiptaro-Australian përmbledh në vetvete një sërë shoqatash shqiptare, dhe konnkretisht:
o Shoqatën e Grave Shqiptaro-Australiane (AAWA) me Kryetare znj. Lutfie Kadriu, Sekretare znj. Fini Kacinari.
o Shoqata Shqiptare e Sheppartonit me Kryetar, z. Gëzim Sherolli
o Shoqata Shqiptare e Sidney, me Kryetar z. Bajram Rexhepi
o Albanian Catholic Society, me qëndër në Melburn dhe Kryetar z. Lek Ndreka.
o The Association of the Albanian Community in Adelaide, me Kryetar z. Cesk Jaku, zv President z. Ardjan Palushaj dhe Sekretarë, z.Agron Zenuni dhe z.Kadri Mulaj.
o The Association of the Albanian Community in South Australia
o The Albanian Australian Community Keshava of Dandenong, me Kryetar z. Riza Aliu
o Shepparton Albanian Moslem Society me president z. Enver Sabri
o Albanian Islamic Society e Melburnit, me Kryetar z. Urim Balla
o Albanian Islamic Society e Dandenong, me Kryetar z. Ilir Aliu
o Shoqata Shqiptare e Pensionistëve me Kryetar, z. Pajazit Ibrahimi
o Shoqata shqiptare “Prespa”, me Kryetar z. Jetmir Mustafa dhe Sekretar z. Naser Hoxha.
Në Queensland është themeluar qysh nga viti 1943 Shoqata Shqiptaro-Australiane e Queensland (Albanian Australian Association of Queensland) me qëndër në Brisbane. Kryetar i saj është z. Avdyl Isai.
Kjo është shoqata më e vjetër e shqiptarëve në gjithë Australinë.

Në Australi jepen emisione në radio në gjuhën shqipe në disa stacione:
1.Stacioni shtetëror SBS (Special Broadcasting Service), dëgjohet dy herë në javë, në Melburn dhe Sydney.
2.Stacioni privat 3 ZZZ në Melburn, dëgjohet në Melburn.
3. Stacioni i radios në Brisbane i cili transmeton në gjuhën shqipe një herë në javë, muzikë dhe lajmet nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Më herët, shqiptarëve në Australi për shërbime konsullore do t’u duhej të kontaktonin me ambasadën tonë në Pekin, çka shtonte kohë dhe kosto. Tashmë me hapjen e ambasadës sigurisht që do të ketë një mbulim më efektiv diplomatik dhe sherbim konsullor të kësaj zone. Më konkretisht, çfarë lehtëson për shqiptarët hapja e ambasadës në Kanberra? Kujtojmë këtu që do të jetë në të njëjtat ambiente me atë të Kosovës.

Ambasada e RSH në Australi bazuar në marreveshjet dhe protokollin që janë nënshkruar mes qeverise së RSH dhe qeverisë së Republikes së kosovës është e vendosur në të njëjtën godinë me Ambasadën e Kosovës ku ne jemi “bujtës”, praktike kjo e zbatuar deri tani edhe në disa raste të tjera, si në Milano, Danimarkë, Munih etj. Pra, ashtu sic quhet ndryshe në diplomaci, ne kemi një Co-location me ambasaden e Kosovës.

Përsa ju takon veprimeve konsullore, dëshiroj të theksoj që një nga synimet kryesore të hapjes së kësaj përfaqësie diplomatike ka qënë pikërisht afrimi i sherbimeve të ndryshme konsullore shqiptarëve që jetojnë e punojnë në këtë vend të largët në menyrë që të lehtesohet dhe shpejtohet maksimalisht marja e këtyre shërbimeve si dhe të ulen minimalisht tarifat, apo kostot financiare për qytetarët.

Shërbimet konsullore duke filluar nga janari i këtik viti kryhen të gjitha online sistemit SHKO (Sherbimi Konsullor Online). Vetëm gjatë këtyre muajve që une jam këtu mbasi instalova një serë programesh në bashkepunim me MEPJ dhe Institucione të tjera shqiptare, janë kryer mbi 200 veprime konsullore nga më të ndryshmet, në vecanti ato gjatë periudhës se riatdhesimit të shqiptareve që kishin ngelur në rajon prej Pandemisë dhe deshironin të ktheheshin në Shqiperi. Patem raste që nga Australia e Zelanda e Re e deri nga Papua Neë Guinea, Timori lindor, Fixhi etj.

Në shërbimin konsullor dhe për asistencën që ju është afruar shqiptarëve nder vite një punë të madhe kanë bërë edhe dy Konsujt e Nderit te Shqipërisë në Australi, Prof Dr. Resmi Kamberaj me qendër në Brisbane, (Qeensland) dhe z. Rauf Soulio me qëndër ne Adelaide (South Australia) ku ka një numër të konsiderueshëm shqiptaresh.

A do të përfshihen shërbimet dhe për shqiptarët e Zelandës së Re?

Në këto shërbime pa dyshim që janë perfshirë edhe shqiptarët e Zelandes së Re, sidomos gjatë riatdhesimeve për shkak të covid19, pavarësisht se për dokumentacionin konsullor ai vënd është akoma nën juridiksionin e ambasadës tonë në Tokio.
Unë kam bashkëpunuar dhe vazhdoj të bashkëpunoj për keto sherbime edhe me Konsullin e Nderit të Shqiperise në Zelandën e Re (Auckland), Dr. Tane Taylor, i cili fatmirësisht e njeh gjuhën shqipe pa dallim nga shqiptarët meqënëse prej vitesh jetoi, studjoi për mjekësi dhe punoi në Tiranë për gati tre dekada.

Në të gjithë botën kanë nisur përgatitjen për festën e Flamurit, sigurisht në kushtet e reja të pandemisë së COVID-19. A ka planifikuar festime ambasada jonë në Australi, duke qenë se është përfaqësia më e re diplomatike shqiptare.

Së pari dua të sqaroj dy momente të rëndësishme që i japin përgjigje pyetjes suaj. Ceremonia për hapjen dhe njohjen zyrtare të Ambasades RSH në Australi, ku nder të tjera do të kryhej dhe ngritja e Flamurit shqiptar për here të parë në sheshin e Misioneve Diplomatike (International Flag Display) dhe vendosja përbri flamurit tonë e pllakës ALBANIA ishin caktuar ne bashkepunim me MPJ të Australise dhe autoritetet australiane të kryeqytetit, në dt 20 nendor 2020.

Përvec kësaj në dt 28 nëntor unë do të jem i pranishëm në Melburne i ftuar nga komuniteti shqiptar (që atje është në numrin më të madh në Australi) pikerisht nga Shoqata e Komunitetit Shqiptaro-Australian (AACA- Albanian Australian Community Association). Në Melburn tradicionalisht në dt 28 nëntor në Federation Square, në zemër të këtij qyteti, ngrihet Flamuri shqiptar dhe zhvillohen një sëre aktivitetesh të tjerash festive e komemorative me komunitetin shqiptar.

Pra në një javë Ambasada do të ketë dy festime të rendesishme. Ceremonia e hapjes dhe njohjes zyrtare te Ambasades së parë Shqiptare në Australi dhe Ngritja e Flamurit shqiptar që u krye në dt 20 nëntor, si dhe festimet në Melburne me rastin e 28 Nëntorit, ku edhe atje tradicionalisht prej vitesh ngrihet Flamuri shqiptar në Federation Square dhe organizohen një serë aktivitetesh të tjera në bashkepunim me komunitetin shqiptaro-australian.

Z. Trako këtë javë është ngritur për herë të parë dhe flamuri ynë në sheshin e flamujve të të gjithë misioneve diplomatike. Na tregoni pak më shumë për këtë ceremoni?

Data 20 nëntor 2020, do të kujtohet gjatë në mendjet dhe zemrat e shqiptareve që jetojnë në Australi. Po ashtu, ajo datë do të fiksohet në dokumentat zyrtare dhe informacionet mediatike, si data kur për herë të parë në historinë e marrëdhenieve diplomatike mes Australise dhe Shqiperisë (këto marrëdhënie janë vendosur ne vitin 1984) ne Sheshin e Misioneve Diplomatike (International Flag Display) buze liqenit Burley Griffin, u ngrit Flamuri shqiptar dhe u vendos Pllaka ALBANIA, pra u vendosen simbolet tona kombetare dhe kjo dite shenoi hapjen dhe njohjen zyrtare të Ambasades se pare shqiptare ne Australi.

Ne këtë ceremoni me konotacion historik morën pjesë shqiptare nga komuniteti që jeton në Kanberra dhe disa nga Queensland, sepse për shkak të kufizimit të lëvizjeve nga pandemia dhe numurit të limituar të pjesëmarrësve që duhej respektuar për mbrojtje nga covid19, nuk munden të vinin dot shume te tjerë për te mos thënë disa qindra, që kishin dhe shprehen dëshirën për të asistuar ato çaste tepër emocionale.

Moren pjesë gjithashtu edhe gazetare të gazetes me të madhe të kryeqytetit “CANBERRA TIMES” qe i dedikuan ketij aktiviteti një artikull në këtë gazete të shoqëruar me një foto nga eventi ne fjale. Atë artikull e dispononi edhe ju meqënëse Ambasada e percolli elektronikisht në rrjetet sociale dhe ato mediatike brenda dhe jashte Shqiperise.

Lidhur me ceremoninë, shkurtimisht mund tju them që, mbas një pershendetje të bërë nga ana jonë, të pranishmit u ftuan të degjojnë Himnet Kombetare të Australise dhe të Shqipërisë. Gjatë dëgjimit të Himnit tonë Kombetar u be dhe ngritja e Flamurit shqiptar nga ana ime, moment i cili nuk do të harrohet kurre nga rendesia që pati ai cast solemn, për vlerat historike të vetë aktivitetit në terësi, për zyrtarizimin e hapjes së Ambasadës së parë Shqiptare në Australi, për vendosjen e simboleve tona kombetare në atë shesh të rëndësishëm për Australine dhe vëndet që kanë Përfaqësim Diplomatike në Kanberra, si dhe për emocionet e vecanta që krijoi në rradhet e komunitetit shqiptar në Australi e më gjërë.

Ngritja e flamurit u ndoq për rastësi edhe nga një grup nxënësish të dy klasave të shkollave fillore të Kanberras që zhvilluan një mësim tregues me atë rast nën drejtimin e profesorëve të shkollës, për ceremoninë në fjale, të cilën ata e pershëndetën me brohoritje e duartrokitjet e tyre feminore, që i dhanë një tjetër kolorit asaj ceremonie.

Mbas ngritjes së flamurit të gjithë të pranishmit bënë fotografi të ndryshme, të shkrepura nga aparati i fotografit të mirenjohur shqiptar Arlind Rexhepaj (Studio ARI REX), i cili asistoi këtë ceremoni. Fotot e tij profesionale të shfaqura në ekspozita të ndryshme kanë fituar një serë cmimesh nderkombetare dhe boterore.

Në mbyllje të kësaj ceremonie të gjithë të pranishmit u ftuan në një pritje të dhënë nga Ambasada në ambientet e saj me qëllim që shqiptarët e pranishem te njiheshin me nga afer dhe te festonin ne “Shtepine e tyre të Re”.

Ky aktivitet u pasqyrua gjerësisht, si nga mediat vendase më në krye gazeten më të madhe të kryeqytetit CANBERRA TIMES që botoi artikull dhe foto nga aktiviteti, ashtu edhe nga dhjetra media të Shqupërisë dhe të Kosovës.

Faleminderit !