“Biografia e keqe” e Marie Krajës, kur TOB humbi një nga zërat e parë të tij

E premte, 26 Prill, 2024

Marie Kraja artistja e skenës shqiptare dhe jo vetëm. U formua profesionalisht në Vjenë e më pas u bë një nga zërat e parë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Sot shënohen 21 vite nga ikja e artistes Marie Kraja nga jeta.

Zë, fuqi, dashuri, dëshirë, pasion e një shpirt i madh mëshirohen në vetëm një njeri, të madhen Marie Kraja, sopranon e madhe që ka dalë nga gjiri i këtij vendi të vogël.

Marie Kraja njihej për potencialin e pazakontë që kishte, por kjo nuk e ndaloi sigurimin e shtetit që ta largonte nga dashuria e saj, muzika, e ta përndiqte për shkak të biografisë së saj “të keqe”.

Pavarësisht famës e talentit, do vinte një moment që Marie Kraja  nuk mund të vazhdonte më që të ishte aty, në majat e artit operistik, për shkaqe “të mëdha” të kohës.

Një grup shkresash tepër të rezervuara të vitit 1951 zbulojnë fillesat e përplasjes së regjimit komunist me sopranon Marie Kraja dhe një varg artistësh të tjerë themelues të artit lirik e instrumental në Shqipëri, të cilët një nga një do t’i zhduknin nga skena e operas dhe baletit.

Artistja virtuoze vihet në kryq për t’u spastruar nga Filarmonia, për shkak të familjarëve të saj, biografia e hollësishme e të cilëve ishte hartuar nga drejtoritë e Sigurimit të Shtetit dhe regjimi i kishte shpallur armiq e bashkëpunëtor të nazizmit.

Edhe pse Marie Kraja sipas tyre kishte qenë thjeshtë indiferente dhe nuk e kishte simpatizuar Lëvizjen Nacional Çlirimtare e më vonë indiferente ndaj regjimit komunist dhe pa veprimtari armiqësore, sërish ishte një element që duhej spastruar.

Detyra për të hartuar biografitë e hollësishme për një listë të gjatë artistësh, i jepet Sigurimit të Tiranës nga kryetari i Komitetit të Arteve, Foto Stamo.

Sipas shkresës së 7 korrikut të 1951, me shënimin “Rezervat” që Foto Stamo i dërgon Sigurimit, njoftohet se, së afërmi me 17 korrik do të bëhej një mbledhje ku do të raportohej për të gjithë elementët e asaj liste, e cila kryesohej nga Marie Kraja.

Në shkresë Foto Stamo porositi që punonjësit e sigurimit të vijnë të përgatitur. Në listë përveç Marie Krajës rreshtohen emrat: Lek Tasi, Fatbardha Tatzati, Zef Gruda, Tonin Harapi, Haki Bejleri, Tonin Guraziu, Aleko Kareco, Mateo Guralumi, Nik Guralumi, Agron Aliaj, Gëzim Kaceli, Flora Kallajxhi, Vilhelm Konjari, etj..

Urdhri i dalë nga Komiteti Qendror i PPSH-së ishte që një pjesë e tyre të pushoheshin sapo të shihej e mundur, një pjesë që ishin të pazëvendësueshëm, të zëvendësoheshin pas 5 ose 7 vjetësh (duke nënkuptuar zbulimin dhe edukimin e një artisti të ri që mund t’i zëvendësonte) dhe një pjesë e këtyre artistëve më të rinj në moshë, vendosen të mbahen nën survejim e të edukohen për t’u vënë në rrugë të mbarë.

Më poshtë do mund që të lexoni arsyet që janë dhënë për pushimin e Marie Krajës, duke vendosur një afat prej 7 vitesh deri në zëvendësimin e saj./eksluzive.al/