Nga Argjentina në Kozenca, historia e themeluesit të katedrës së gjuhës shqipes

E martë, 7 Maj, 2024

Arbëreshi Frangjisk Solano i njohur ndryshe si Dushko Vetmo ka lënë pas shumë dorëshkrime, studime, leksione si titullar i katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Kozencë.  Në  këtë katedër të cilën e themeloi ai vetë, janë mbrojtur me qindra diploma e me dhjetëra doktoratura mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën arbëreshe e shqiptare.

Frangjisk Solano (Dushko Vetmo) lindi në fshatin arbëresh Frasnitë, në Buenos Aires të Argjentinës. Kur u rrit mësoi teologji, mësoi gjuhët spanjisht, portugalisht, anglisht, japonisht, rusisht, njihte mirë latinishten, greqishten e vjetër dhe atë bizantino-kishtare.

Sot në 106 vjetorin e lindjes së tij, kujtojmë poetin e parë që ka përkthyer shqip poezi klasike japoneze nga origjinali.

Solano u kthye në vendlindje si prift, u njoh dhe bëri emër si studiues i letërsisë dhe i folklorit arbëresh, prozator, fletorar, shef katedre për shqipen në Universitetin e Kalabrisë (atje dhe sot një nga sallat mban emrin e tij, Salla Solano). Ai ishte mik i Koliqit, Camajt, Çabejit e i gjithë studiuesve të letërsisë, të gjuhës dhe të kulturës shqiptare, gramatikan, profesor, pjesëmarrës në kongrese e seminare për gjuhën dhe kulturën shqiptare, i dekoruar me urdhëra të lartë nga shteti shqiptar (mbase i vetmi prift në botë i dekoruar që për së gjalli nga komunistët shqiptarë), por ai ishte edhe poet.

Kur thuhet poet, nenkuptohet atë çka i kanë mbajtur tradicionalisht krijuesit në kulturën shqiptare: udhëheqës shpirtëror. Solano ishte prifti, domethënë misionari, i cili nuk krijon për tregun, as për lavdinë e vetes, por se kështu kryen një mision të trashëguar dhe të ngurosur nga shekujt.

Prift ishte Matrenga, Jul Variboba, Kamarda, Belushi, bir prifti ishte De Rada, priftërinj ishin Santori, Agostin Jordani dhe shumë veprimtarë të tjerë, arbëreshë të shquar, deri dhe poeti modern më i njohur ndër ne, Vorea Ujko.

Solano dinte të gjente tituj simbolikë për krijimet e veta. “Burbuqe t’egra” e quan librin e tij të parë poetik. Shkurreja e rrëgjuar në vite e trëndafilit arbëresh po çelte burbuqe pas një dimri të gjatë heshtjeje, goditjes që mori kultura arbëreshe dhe e gjithë minorancave të tjera nga regjimi fashist. Po këto burbuqe nuk janë dhe aq të egra. Aty vërehet një shije e hollë, një ndjeshmëri e re dhe zbulojmë një mjeshtër të soneteve. “Te Praku”, e titullon të dytin. Tashmë ai është burrë në moshë. Janë poezi refleksive, meditime lirike të derdhura në formë të lirshme, me atë lirizmin e filigramtë e të njomë të poezisë së mesdhetarëve gjakngrohtë, lirizëm si një thikë e kaltër ajri që të ther thellë në zemër, karakteristikë kjo dhe e arbëreshëve të tjerë. Në poemën dramatike “Shkretëtira prej guri”, vjen me një poezi të lartë, nga faqet më të shënuara për krejt poezinë shqipe.

Punët e Solanos janë të nxjerra nga një dorë mjeshtri. Ai kishte për një gjuhë shqipe të njësuar; për këtë ka shkruar dhe një gramatikë. Në tekstet e tij kjo gjuhë e njësuar vjen e ngjyruar me arbërizma në leksik, sintaksë dhe në frazeologji.