Itali/ Poetja shqiptare boton në italisht dhe serbisht “Në shpirtin tim bie shi”

E hënë, 6 Maj, 2024

“Në shpirtin tim bie shi” (Nella mia anima piove) është libri me poezi me poezi në gjuhën italiane dhe serbe botuar në Itali nga poetja shqiptare Irma Kurti. Nostalgjia për vendlindjen dhe kujtimet e largëta në një të përditshme frenetike ku njerëzit nuk arrijnë as të komunikojnë, vetmia apo kërkimi i miqësive përbëjnë lejtmotivin e librit. Duke lexuar vargjet zbulohet një shpirt i brishtë, po dhe i fortë që nuk heziton të zbulojë ndjenjat dhe emocionet më të thella të dashurisë, e konceptuar kjo në kuptimin universal.

Poezitë janë përkthyer nga Vesna Andrejevic, përkthyese dhe shkrimtare,  pedagoge e gjuhës dhe letërsisë italiane e serbe në Beograd. Imazhi i kopertinës është i fotografit të talentuar nga Kosova dhe banues në Zvicër, Sevdail Sulejmani.

Ky është libri i trembëdhjetë i poetes Irma Kurti. Ajo gjithashtu ka botuar njëzet libra në gjuhën shqipe dhe katër në anglisht. Është fituese e shumë çmimeve të para në konkurse të ndryshme ndërkombëtare në Itali e në Zvicër. Kujtojmë se në shtator të këtij viti Irma Kurti u vlerësua me çmim të parë në Konkursin Ndërkombëtar “Universum Academy” në Zvicër në seksionin e poezisë së botuar. Ajo konkuroi me librin me poezi në gjuhën italiane: “In una stanza con i ricordi” (Në një dhomë me kujtimet), i botuar në vitin 2019 nga Pedrazzi Editore.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.