Androkli Kostallari Akademiku që “unifikoi” gjuhën shqipe

E hënë, 6 Maj, 2024

Përkujtojmë sot me rastin e 98-vjetorit të lindjes, një nga personalitetet më të rëndësishme të fushës së gjuhësisë shqiptare, prof. Androkli Kostallari. Ai lindi me 7 nëntor të vitit 1922, në Leus të Përmetit.

Androkli Kostallari është njëri ndër gjuhëtarët më të shquar shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit të shkuar, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në lartësimin e gjuhës shqipe dhe në ngritjen e gjuhësisë shqiptare në nivelin e vendeve të tjera të Europës Lindore. Kostallari lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit.

Student i shkëlqyer i Universitetit “Lomonosov” të Moskës (1949-1954) dhe ndjekës i zhvillimeve në gjuhësinë botërore, ai arriti të kishte një formim teorik të admirueshëm. Njihte shumë mirë gjuhësinë tradicionale dhe rrymat gjuhësore strukturaliste e passtrukturaliste që lulëzonin në Perëndim dhe këto njohuri u përpoq t’ua përcillte studentëve e bashkëpunëtorëve të rinj shkencorë, duke arritur të kishte te brezat e rinj të gjuhëtarëve një ndikim që nuk e ka pasur asnjë gjuhëtar tjetër i brezit të tij. Për gati 40 vjet, që nga viti 1953, kur ishte ende student, e deri më 1991 punoi pa u lodhur duke lënë prapa një veprimtari të pasur botuese, që përfshin fjalorë llojesh të ndryshme, 16 monografi dhe një numër të madh shkrimesh. Vetëm monografitë, referatet e artikujt e tij, të botuara në katër vëllime nga Akademia jonë e Shkencave, arrijnë më shumë se 2 mijë faqe, pa llogaritur këtu leksionet e shkruara universitare e pasuniversitare që ka mbajtur në Tiranë e Prishtinë. Që nga viti 1957, kur u vu në krye të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, e deri më 1990, punoi me ngulm për ngritjen e këtij institucioni dhe për organizimin dhe drejtimin e punës shkencore të tij, duke u dalluar si drejtues energjik e i palodhur.

Me themelimin e Akademisë së Shkencave më 1972, Androkli Kostallari u zgjodh akademik dhe anëtar i presidiumit të saj. U dekorua më 1959 me Urdhrin e Punës të Klasit të Dytë për veprimtari të shquar në fushën e shtypit, në vitin 1972 me Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit të Parë për ndihmesa të shquara në fushën e arsimit e të kulturës dhe më 1974 mori Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë për veprën “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Këtë çmim mori edhe për “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”. Për merita në fushën e arsimit, më 1987 u nderua me titullin e lartë “Mësues i Popullit”.

Emri i tij u bë i njohur edhe jashtë botës shqiptare. Ai e ka përfaqësuar denjësisht gjuhësinë tonë në botën shkencore europiane. Më 1960 u zgjodh anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike (CIOS), më 1963 u bë anëtar dhe për disa vjet nënkryetar i Komitetit të Studimeve për Europën Juglindore (AIESEE), qe edhe anëtar i redaksisë së “Atlasit të Gjuhëve të Europës”. Për punën e tij në fushën e teorisë së gjuhës letrare, Universiteti i Goteborgut (Suedi) i ka dhënë titullin Doctor honoris causa në shkencat filologjike dhe Magjistër i arteve të lira.

Me gjithë këto merita, Androkli Kostallari mbeti një njeri tepër modest, që kurrë nuk u mburr dhe as i shfrytëzoi këto merita për përfitime vetjake. Jetoi thjesht dhe jo pa shqetësime e privacione, për shkak të mjeteve monetare të pamjaftueshme për të mbajtur familjen dhe të mungesës së kushteve për punë në shtëpi. Megjithatë, këto nuk e penguan të punonte pa u lodhur dhe të ndërtonte marrëdhënie korrekte pune e shoqërore. Nuk la cep të Shqipërisë pa shkelur në kërkim të fjalës së rrallë ose në veprimtari shkencore, prandaj nuk kishte njeri që të mos e njihte, ashtu si ai i njihte me emër mësuesit e përkushtuar të gjuhës shqipe që përpiqeshin të mblidhnin fjalë të reja ose të merreshin me punë shkencore. Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore dhe pedagogjike të tij qenë leksikologjia e leksikografia, fjalëformimi, onomastika, gjuhësia e përgjithshme dhe teoria e gjuhës letrare. Po vendin e kreut në këtë veprimtari e zënë studimet për fjalëformimin, ku spikatin monografitë e punimet për fjalët e përbëra në gjuhën shqipe, një kategori fjalësh me të cilat gjuha jonë është shumë e pasur, por deri atëherë pothuajse e pastudiuar. Ai ishte i bindur se gjuha shqipe i ka të gjitha mundësitë për të përballuar, me mjetet e veta, nevojat e shprehjes në të gjitha fushat e veprimtarisë ligjërimore. Pastërtia e leksikut të gjuhës së shkruar nëpërmjet krijimeve të reja e, sidomos, nëpërmjet aktivizimit të fjalëve shqipe nga leksiku popullor, ka qenë njëri nga qëllimet kryesore të punës së tij shkencore.

Ai përgatiti një bërthamë leksikografësh, që do të bëheshin bashkautorë të “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” (1980) me 41 mijë fjalë, fjalori më i madh shpjegues i gjuhës shqipe i hartuar deri më sot. Ky fjalor, që u udhëhoq në çdo fazë të tij nga A. Kostallari përbën arritjen më madhore të leksikografisë shqiptare. Ai qe edhe bashkautor i një fjalori të vogël shqip-rusisht (të botuar më 1951, kur ishte ende student) dhe redaktor i të parit fjalor rusisht-shqip me 25 mijë fjalë. Një aspekt tjetër në këtë fushë qe edhe puna si bashkautor në hartimin e mbi 30 fjalorëve terminologjikë shqip-gjuhë të huaja, me të cilët shqipes iu zgjerua frymëmarrja edhe në fushë të terminologjisë. Fushë e rëndësishme e veprimtarisë shkencore të Androkli Kostallarit ka qenë edhe historia e formimit dhe e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe si dhe veçoritë ndërtimore e funksionale të saj, të cilat i ka trajtuar në një varg studimesh, që mbeten model i analizës shkencore.

Mori pjesë në komisionin hartues të “Ortografisë së gjuhës shqipe” (1956), kryesoi komisionin hartues të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” (Projekt, 1976); ishte kryetar i komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit (1972), ku mbajti referatin kryesor; kryesoi komisionin për hartimin e “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1973), të “Fjalorit drejtshkrimor” (1976) dhe të doracakëve të tjerë normativë.

Ndihmesa e A. Kostallarit për trajtimin e problemeve të mëdha të gjuhës letrare, e lidhur me të, edhe të drejtshkrimit ka qenë jo vetëm orientuese, por edhe vendimtare. Puna që ka bërë për të shtruar e mbrojtur tezat teorike për formimin e gjuhës letrare shqipe është sintetizuar jo vetëm në shkrime të botuara në shtypin tonë shkencor, por edhe në referatet përgjithësuese të mbajtura në kongrese e konferenca shkencore. Në to, përshkroi teorikisht fazat e formimit dhe të zhvillimit të gjuhës letrare kombëtare; vuri në pah faktorët gjuhësorë dhe historiko-shoqërorë që përcaktuan rrugën e ndjekur prej saj; mbrojti tezën se ajo u formua si një koine letrare, dmth. si rrjedhim i bashkëveprimit midis traditave letrare, se ajo ka një sistem të vetin mbidialektor me elemente të përbashkëta për të dy dialektet dhe elemente të veçanta të tyre; se në fonetikë dhe morfologji mbizotërojnë elementet jugore të ndërthurura me tipare të rëndësishme të dialektit verior; se gjuha letrare e njësuar kombëtare nuk është shndërrim i drejtpërdrejtë i ndonjë varianti letrar në gjuhë letrare të njësuar, por është sistem ku janë shkrirë elemente të përbashkëta e të veçanta nga të dyja dialektet.

Teza e tij për shqipen standarde si koine letrare, sidomos pas vitit 1990 është bërë objekt kritikash të shumta. Por kritikja e parë e kësaj teze, gjuhëtarja amerikane Xh. Bajron, e cila e vlerëson lart punën e tij për planifikimin gjuhësor të shqipes dhe krijimin e gjuhës letrare të njësuar e sheh si rezultat të përpjekjes së popullsisë shqiptare në ish-Jugosllavi për të riafirmuar identifikimin e tyre etnik me vendin amë duke përvetësuar dialektin standard të tij, e justifikon kështu pikëpamjen e Kostallarit: “Funksioni më i rëndësishëm i shqipes standarde duket se është ai i unifikimit të një popullate të ndryshme nga ana dialektore. Për mendimin tonë, rëndësia e këtij funksioni është kaq e madhe, saqë ndikon edhe në interpretimin e asaj se çfarë është gjuha standarde: format e saj të përbashkëta dialektore janë mbiçmuar (kryesisht nga Kostallari), ndërsa roli i rëndësishëm i dialektit bazë (toskërishtes) është minimizuar”.

Androkli Kostallari spikat edhe si organizues e drejtues i talentuar në të gjitha detyrat që ka kryer – përgjegjës sektori, dekan, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtar redaksish e komisionesh – duke u shquar për mendimet novatore e zgjidhjet konkrete që propozonte. Thelbin e aftësive të tij organizuese dhe drejtuese e përbën kyçja në probleme të mprehta që kërkonin zgjidhje shkencore, si nxjerrja e disa revistave e përmbledhjeve shkencore, hartimi i fjalorëve dhe i veprave të tjera themelore për gjuhën shqipe, krijimi i komisioneve dhe i redaksive cilësore. Në mënyrë të veçantë, roli i tij drejtues e organizues ka qenë dukshëm përcaktues në veprimtaritë e mëdha shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si Kongresi i Drejtshkrimit e konferencat ndërkombëtare brenda vendit dhe në kongrese e konferenca jashtë vendit – ballkanike, europiane e ndërkombëtare – në të cilat ka përfaqësuar me dinjitet, bashkë me kolegë të tjerë të shquar, shkencën shqiptare.

Androkli Kostallari u shqua edhe si frymëzues, organizues dhe drejtues aksionesh shkencore me përmasa të mëdha. Këto aksione u shtrinë në të gjitha trevat e shqipes dhe sollën lëndë të bollshme e të gjallë faktike leksikore e frazeologjike, e cila jo vetëm u mblodh, por edhe u sistemua e u klasifikua në kartotekën e leksikut të shqipes me rreth 4 milionë skeda me 150 mijë fjalë, lëndë pa të cilën nuk do të ishte i mundur hartimi i fjalorëve shpjegues (1980, 1984); kurse kartoteka e gramatikës u pasurua me mbi 2 milionë skeda.

Kur drejtoi Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, gjuhësia shqiptare arriti kulmin e zhvillimit duke bërë që epiqendra e studimeve albanologjike nga jashtë trojeve shqiptare të vinte në vendin e vet natyror, në Shqipëri dhe të normëzohej thuajse plotësisht leksiku dhe sistemi gramatikor të gjuhës sonë, çka do t’i hapte rrugë dhe do ta lehtësonte sanksionimin e një gjuhe të përbashkët kombëtare shqiptare, që e radhiti kombin shqiptar ndër kombet e qytetëruara. Me veprën e vet shumëpërmasëshe dhe me personalitetin e vet shkencor, prof. Androkli Kostallari ka zënë vend nderi në gjuhësinë shqiptare, krahas figurave të shquara, si A. Xhuvani, E. Çabej, K. Cipoja, M. Domi, S. Riza, Sh. Demiraj, I. Ajeti, Ali Hadri, Kristo Frashëri etj., pa të cilët s’do të kishte bërë atë që bëri. Për meritat e tij organizuese e drejtuese, për lartësimin e shqipes në shkallën e gjuhës letrare të përbashkët, Androkli Kostallari meriton që mbi gurvarrin e tij të gdhenden fjalët: “Kombi të është mirënjohës”.