Kanadaja ndryshon rregullat e udhëtimit, ja masat e reja që nisin më 21 nëntor

E shtunë, 4 Maj, 2024

Rritja e frikshme e numrit të të infektuarve me koronavirus ka sjellë masa shtrënguese në shumë shtete. Përjashtim nga kjo nuk bën as Kanadaja e cila ka vendosur disa rregulla të reja për ata që duan të shkojnë drejt këtij shteti.

Kështu, prej 21 nëntorit çdo udhëtuar do të duhet të plotësojë online formularin ArriveCan, ku duhet të paraqesë “një plan karantinimi”, që do të thotë jo vetëm adresën ku do të karantinohet për 14 ditë por dhe detaje se sa i mundshëm dhe i përballueshëm është për të ky karantinim.

Gjithashtu në formularin ArriveCan do të plotësohet dhe seksioni i një vetëvlerësimi simptomash me COVID-19.

Duhet të siguroheni të keni plotësuar ArriveCan para se të niseni drejt Kanadasë, dhe në kufi të tregoni faturën e plotësuar ku kërkoni hyrjen në këtë shtet. Do të jetë një oficer i shërbimeve kufitare që do të verifikojë nëse keni paraqitur informacionin tuaj në mënyrë digjitale.

Për ata që nuk do ta kenë formularin të plotësuar parashikohen masa ndëshkimore, nga paralajmërim gojor, deri në gjobë $1,000. Krahas gjobës do të haseni në vonesa shtesë në kufi për marrjen në pyetje nga shëndeti publik.

Rregulla strikte vijojnë edhe pasi të keni hyrë në Kanada, pasi sërish përmes ArriveCan do të konfirmoni se keni mbërritur në vendin ku jeni shprehur se do të karantinoheni për 14 ditë, si dhe do të duhet çdo ditë të plotësoni një vetëvlerësim të simptomave të COVID-19 gjatë ditëve të karantinimit.