Austri/ Mjeku shqiptar tregon arsyen pse shteti riktheu karantinën

E enjte, 16 Maj, 2024

Shtetet evropiane po shkojnë njëra pas tjetrës drejt një “lockdown” të dytë. Dhe Austria bëri të ditur mbrëmjen e të shtunë se që prej ditës së sotme qytetarët e saj do të qëndrojnë në izolim.

Kancelari austriak, Sebastain Kurz tha se do të mbyllet pjesërisht, ku për katër javë, sektori i gastronomisë do të mbyllet, ndërkaq aktivitetet kulturore dhe sportive do të ndalohen.

Por përse vendosi të marrë këtë vendim të menjëhershëm Austria? Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” mjeku shqiptar Arben Kuçani, i cili punon si Kirurg i përgjithshëm për Covid-19 në Austri, tregon se vendimi u mor pas konstatimit të 45 rasteve pozitiv në 100 persona të testuar.

“Nga java që kaloi deri në këtë javë kemi 345 njerëz të intubuar, kemi 4500 persona të prekur në 24 orët e fundit. Vendimi ishte i menjëhershëm, sepse njësoi si vepruam në mars, edhe javën që lam pas u bë një test me 100 persona të rastësishëm në rrugë dhe nga këto 100, u gjendën 45 persona të infektuar. Dhe duke bërë këto llogari me këto shifra rezulton që në fund të nëntorit Austria mund të jetë në kolaps shëndetësor. Ndaj nga dita e martë është menduar që të fillojnë masat e ashpra për të parandaluar këtë kolaps. Shifrat e sotme të Austrisë janë pasojat e para dy javësh, ndaj këto masa merren për të parandaluar atë që mund të ndodh dy javë më pas. Shkollat fillore vazhdojnë, ndërsa shkolla e mesme po vijon online. Unë sapo jam kthyer nga Shqipëria dhe vura re që shumë rregulla nuk zbatohen, në krahasim me vendet e tjera të Evropës, ndaj ju bëj thirrje qytetarëve të tregohen më të kujdesshëm.”