Greqi/ Mësuesit në Athinë marrin librat e dërguar falas nga QBD

E diel, 20 Prill, 2025

Shumë fëmijë shqiptarë që jetojnë në Greqi janë pajisur me libra në gjuhën shqipe, duke nxitur kështu edhe më tej dëshirën e tyre për gjuhën amtare.

Qendra e Botimeve për Diasporën vijon dorëzimin e librave për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporën shqiptare në Greqi, nën kujdesin  Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Oficerja Koordinuese për Diasporën në Athinë, Joneda Dodaj, mirëpriti në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi, mësuesen e gjuhës shqipe pranë “Rrjetit për të Drejtat e Fëmijëve” në Athinë, Ilira Ndrio Bakalli,  të cilës iu dorëzuan librat shkollorë dhe jashtëshkollorë për vitin 2020-2021.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.