Historia/ Xhuliano Hila, nga Italia në Portugali për studime dhe biznes

E premte, 17 Maj, 2024

Xhuliano Hila është një 27 vjeçar nga Shkodra që është larguar nga Shqipëria që në vitin 2014, kohë kur vendosi të ndiqte fillimisht studimet në Itali. Më pas ai fitoi një bursë “Erasmus” që i jepte të drejtë të zgjidhte një shtet të Evropës për master dhe ai zgjodhi të shkoi në Lisbonë ku dhe u zhvendos të jetonte. I ftuar në emisionin “Boeing 104.6”, ai rrëfeu sfidat e tij të jetesës në Lisbonë , e deri tek sfida e fundit që është hapja e një restoranti me kuzhinë italiane.

“Si fillim emigrova në Itali për të ndjekur studimet, atje fitova një bursë për studime në Europë dhe zgjodha Portugalinë. Sapo arrita këtu u dashurova me shikim të parë. Kam gjetur një tipar të përbashkët me shqiptarët që është mikpritja dhe kjo gjë më pëlqeu shumë”.

“Ideja e biznesit më lindi rrugës. Unë mbarova studimet për mardhënie ndërkombëtare dhe gjatë vitit të kaluar lindi ideja për të krijuar një biznes. Portugalia ka një standart më të ulët se vendet e tjera të BE-së, por unë nuk jam i idesë për të zgjedhur vendet ku rroga është më e lartë, për mua kanë rëndësi dhe gjëra të tjera.”

Ai tregon se mes Shqipërisë dhe Portugalisë shikon shumë të përbashkëta dhe mbase kjo ka qenë arsyeja që e bindi të jetoi në Lisbonë.

“Tingëllon çuditshëm thënë nga një shqiptar mbase, por në Portugali njerëzit janë dembelë, të avashtë dhe e kam të vështirë të bashklohem me ritmin e tyre. Këtu ka shumë ngjashmëri me jetën në Shqipëri, ndoshta kjo më bëri të ndihem më mirë në këtë vend. Kur zbres tek kafja në mëngjes më duket vetja si në një kafe në Shkodër.

Ai aktualisht po bën dhe një stazh 4 mujor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Portugali, në bazë të profilit të studimeve që janë marrëdhëniet ndërkombëtare/shkenca politike.

“Në Lisbonë ka një komunitet të vogël me shqiptarë dhe mblidhemi shumë shpesh. Kosova ka hapur Ambasadën vitin që shkoi dhe është një urë lidhëse për ne. Ambasadori ka bërë një punë shumë të mirë. Organizojmë evente të ndryshme për të promovuar kulturën shqiptare.”

Nga qendrimi në Itali ai mori me vete shijen unike të gatimeve italiane dhe përveç studimeve që nuk i ndërpret, vendosi të hap një restorant me kuzhinë italiane në Lisbonë, Ku sigurisht nuk mungojnë edhe disa pjata portugeze dhe shqiptare.

Foto Xhuliano Hila me Presidentin e Portugalisë