26 tetori, dita e Shenjtorit të qytezës arbëreshe Shën Mitër

E premte, 3 Maj, 2024

Qyteza e “Shën Mitrit” (San Demetrio Corone) ndodhet në një lartësi prej 521 metrash mbi nivelin e detit në kodrat që ngrihen mbi fushën e Sibarit në Greca Sila. Data 26 tetor është dita e shenjtorit të qytezës arbëreshe Shën Mitër (San Demetrio Corone). Qyteza është ndër qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh, që ka ruajtur gjuhën, zakonet, kulturën, ritet fetare dhe identitetin etnik të tij. Ai është vendi i Kolegjit të Shën Adrianit (1794), një organizatë e rëndësishme fetare dhe kulturore për ruajtjen e ritit bizantin dhe traditave.

Gjatë festës së sotme ndërtohet edhe “Kali i Shën Mitrit”, me shkopinj kallamishtesh, mbuluar me letër me ngjyra, i cili shoqërohej prej dy burrave duke e shëtitur nëpër rrugët e qytetit dhe duke vizituar shtëpi dhe dyqane.

Predikues i flaktë i Ungjillit, ushtar i patrembur i besimit të krishterë, me një veprimtar bamirës me popullaritet të madh, Shën Dhimitri ishte shtyllë për të krishterët e Selanikut. Ai është një nga shenjtorët më të nderuar në Lindjen e krishterë, që kujtohet nga Martiriologu Romak.

Shën Dhimitri, martir, ishte nga Selaniku dhe jetoi në kohën e perandorit Dioklecian. Predikues i flaktë i Ungjillit, ushtar i patrembur i besimit të krishterë, me një veprimtari bamirëse dhe popullaritet të madh, Shën Dhimitri ishte shtyllë për të krishterët e Selanikut. Ai është një nga shenjtorët më të nderuar në Lindjen e krishterë, që kujtohet nga Martiriologu Romak.

Të dhënat historike për jetën dhe martirizimin e tij janë të pakta e kontradiktore. Kishat ortodokse e quajnë “Megalomartire” – “Martir i madh” dhe e kremtojnë më 26 tetor. Pa marrë parasysh gojëdhënat e shumta, që e lidhin fundin e tij me Selanikun, ka shumë mundësi që Shën Dhimitri të jetë martirizuar në Sirmio,

Sremska, Mitrovicën e sotme në Vojvodinë, ku ai mund të ketë qenë diakon aty nga fundi i shekullit IV.

Ka mundësi edhe që kulti i martirit të jetë përhapur përtej kufijve të qytetit të tij kur Leonci, prefekt i Ilirikut, caktoi si seli të vetën Selanikun e sotëm në provincën greke të Maqedonisë. Me sa duket, ishte ai që ndërtoi dy kisha të mëdha për nder të Shenjtit ndër të dy qytetet që kujtuam më sipër.

Nuk ka dyshim se Shën Dhimitri nisi të nderohej më parë në Sirmio, pastaj në Selanik. Por pas shkatërrimit të Sirmit, rreth vitit 441, Selaniku u bë qendra e re e vetme e kultit të Martirit dhe vend i njohur shtegtimesh. Ka shumë mundësi që reliket e tij të jenë mbartur këtu rreth viti 418, ndonëse sot nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë këtë.

Historikisht mund të themi me siguri vetëm se kemi të bëjmë me një martir të krishterë me emrin Dhimitër, që kujtohet në liturgjinë bizantine e festohet posaçërisht ndër kishat Lindore. Bazilika maqedonase kushtuar shenjtit, e djegur në vitin 1917, ishte e zbukuruar me mozaikë të çmuar, të realizuar në mijëvjeçarin e parë të krishterimit, ndër të cilat Dhimitri paraqitej me veshje diakonale, ndonëse zakonisht paraqitet i veshur si ushtar.

Emri Dhimitër është shumë i përhapur në Shqipërinë e jugut e ndërmjet arbëreshëve. Kujtojmë se fshati i njohur arbëresh Shën Demetrio Corone apo shkurtimisht Shën Mitri, seli e Kolegjit të Shën Adrianit, ka si pajtor pikërisht Shën Dhimitrin./VatikanNews/