Foto dite / Diploma e kompozitorit Tish Daija, firmosur nga Dmitri Shastakovich

E premte, 26 Prill, 2024

Tish Daija një prej kolosëve të muzikës shqiptare ka lënë pas një trashëgimi të madhe muzikore, duke filluar me kompozimin e të parit balet shqiptar në histori “Halili dhe Hajria”, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera apo këngët e muzikës qytetare si “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, “Bjeri Gajdes Gajdexhi” etj.

Më 1956 Tish Daija do të shkonte në Moskë për të studiuar në konservatorin “Çajkovski”. Në këtë foto të  publikuar nga studiuesi Vasil Tole shihet diploma e kompozitorit shqiptar firmosur një prej emrave më të njohur në botën e muzikës klasike Dmitri Shostakovich.

Pas diplomimit ka shkruar një sërë veprash plot frymëzim si: “Kuartet harqesh, suitën për fëmijë “Një ditë pikniku”, Uvertura e fitores, etj. Mbas studimeve emërohet për 6 vjet në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, ku dha një ndihmë të çmuar në fushën e artit muzikor. Në 1962 emërohet në Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve Popullore. Për afro dy dekada, si udhëheqës artistik i këtij Ansambli, dha një sërë koncertesh të suksesshme që e bënë të njohur kudo në botë. Ai shoqëroi Ansamblin në shumë vende të botës duke bërë ballafaqimin e artit tonë me artin botëror. Mbas 1980 del në profesion të lirë deri sa del në pension. Që nga viti 1962 e deri më fund të viteve 90-të ishte pedagog i jashtëm i Akademisë së Arteve. Krijimtaria e Tish Daisë është e madhe dhe e larmishme. Ai krijoi muzikë të të gjitha llojeve. Ai ka shkruar në të gjitha gjinitë muzikore si: opera, balete, simfoni, vepra instrumentale e vokale, poema, këngë popullore e të lehta, këngë për fëmijë, etj. Për të gjithë veprimtarinë e tij të madhe e të suksesshme ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” si dhe me titullin “Profesor”. Vdiq në Tiranë më 3 tetor 2003.