Pas shumë muajsh heshtje dhe pritjeje, perdet e skenës së Operas kombëtare të Greqisë janë ngritur ditën e mërkurë, për ti ofruar publikut një interpretim mbresëlënës të sopranos shqiptare Ermonela Jaho në operën “Madam Butterfly”, të Giacomo Puccini
“Sopranoja e vlerësuar ndërkombëtarisht Ermonela Jaho dha një performancë tronditëse si Butterfly me Dimitris Paksoglou në rolin e Pinkerton. Përkrah tyre, interpretuan solistë të afirmuar grek si Chrysanthi Spitadi, Nikos Kotenidis etj. Ndonëse në sallë gjendej vetëm 30 e publikut, për shkak të masave mbrojtëse kundër COVID-19, duartrokitjet e audiencës ishin të ngrohta dhe të zgjatura. Një fillim i shkëlqyeshëm’’ shkruan Opera Kombëtare e Greqisë.
Jaho debutoi në skenën greke mbrëmjen e të mërkurës ndërsa do të ngjitet sërish sot në mbrëmje në skenë në shfaqjen e dytë të “Madam Buterrfly”.
*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.