Ambasada e Shqipërisë në Ottawa ka nisur pakon me libra të dërguar falas nga QBD drejt Shkollës Shqipe në Regina.
“Pakot me libra u nisën sot drejt vatrave të mësimit të gjuhës shqipe”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Shoqata shqiptare Iliria në një postim në facebook, falenderon ambasadorin dhe ambasadën për të gjest.
“Ambasadori i nderuar, z.Ermal Muça ka nisur një pako të librave për Shkollën Shqipe në Regina! Sapo të arrijnë librat,do t’i shpërndajmë për nxënësit e Shkollës sonë si dhe për të gjithë fëmijët e tjerë. Në emër të prindërve,fëmijëve tanë dhe mbarë komunitetit ,falēnderojmë nga zemra Ambasadorin e nderuar dhe stafin e Ambasadës së Shqipërisë në Ottawa!”, shkruhet në postim.
Janë 1350 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, që Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar falas për klasat e mësimit të gjuhës shqipe në Kanada.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.