Itali / Autori shqiptar vlerësohet me çmimin “Amore e Psiche”

E premte, 26 Prill, 2024

Autori i shqiptar me banim në Itali, Klaudio Findiku nderohet me çmimin “Amore e Psiche” (Dashuri e Mendje) për përmbledhjen poetike “Copëza Shpirti”.

Kjo vepër, e cila është vlerësuar nga kritikët ndërkombëtarë, fitoi vitin e shkuar Çmimin “Special Absolut” për autorë nën 25 vjeç në edicionin e njëzetegjashtë të “Ossi di Seppia ”, Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë së Taggia-s, në provincën e Imperias. Muajin e kaluar me poezinë “Lotët e nënës sime” ai fitoi medaljen e edicionit të vitit 2020 të “Universum Award – Young Excellence”, organizuar në Pesaro dhe kushtuar të rinjve që janë dalluar veçanërisht në çdo fushë e shoqërisë.
Klaudio Findiku ka lindur në Durrës më 1995 dhe jeton në Itali që nga viti 2009, ku dhe ka ndjekur studimet për Hoteli-Turizëm dhe Menaxhim biznesi. Gjer më tani ka botuar 5 vëllime në shqip, si: “Mërgimi në dhe të huaj”, “Malli për vendlindjen time”, “Copëza Shpirti” etj., të cilave pritet t’u shtohen edhe botime të reja. Krijimtaria e tij letrare në italisht është vlerësuar me mjaft çmime dhe do të publikohet së shpejti.

Përveç talentit të tij është i njohur edhe për angazhimin e tij shoqëror në kryesinë e shoqatës vullnetare “Shqipet”, e cila mban lart emrin e të rinjve që i përkushtohen artit të fjalës. Së shpejti, Klaudio Findiku do të botojë librin e tij të parë në italisht dhe premton dhe për plane të tjera në vijim.