Uragani Laura/ Ambasadorja: 20 familje shqiptare jetojnë në Teksas dhe Luiziana

E shtunë, 18 Maj, 2024

Uragani Laura ka goditur Luizianën dhe Teksasin, ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” ku thekson se në këto zona ndodhet mbi 20 familje shqiptare.

Në këto zona janë evakuuar të gjithë banorët.

Statusi i saj në facebook

Me shqetësim të madh kam ndjekur lajmet mbi #UraganinLaura që pritet të godasë pa mëshirë sonte një pjesë të Luizianës dhe Teksasit. Orët e fundit isha në kontakt me Konsullin e Nderit në Luisiana dhe Presidenten e Arberia Houston. Pranvera më informoi se ka një numër restorantesh shqiptare në Beaumont dhe mbi 20 familje shqiptare që jetojnë në mes Liqenit Charles, Luiziana dhe Beaumont, Teksas. Në të gjithë këtë zonë evakuimi ishte i detyruar. Pikërisht në zonën e Liqenit Charles, parashikohet që Uragani të sjellë një valë uji në lartësinë deri në 5-6 metra, në një sipërfaqe deri në 50 kilometra në brendësi të zonave të banuara. Ndoshta, një pjesë nga këto zona mund të përmbyten përgjithmonë.

Në vitin 2018 kam udhëtuar nga Biloxi në Alabama në New Orlins në Luiziana, në drejtim të Houston, Teksas. Kam bërë një udhëtim rreth dy orë përgjatë Autostrades I-10, paralel me bregun në Golfin e Meksikës dhe kam vizituar zonat e prekura nga #UraganiKatrina i cili ndodhi pikërisht 15 vite më parë. Kushdo që jeton apo ka vizituar këtë pjesë të Jugut të Amerikës e ka një ide se çfarë pritet të shkaktojë #UraganiLaura. Por një shpjegim skematik për të kuptuar situatën e paprecedent të stuhisë që pritet të godasë sonte, e paraqet kjo video shpjeguese e The Weather Channel

Sonte jemi më mendje e zemër pranë të gjithë atyre që pritet të preken nga kjo fatkeqësi e rënde natyrore! #StaySafeEveryone

Ky reagim i ambasadores vjen, pasi   Uragani ‘Laura’ i kategorisë katërt ka mbërritur në brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediet vendase raportojnë se ky uragan ka prekur Luizianën, ku era është me një shpejtësi preh 240 kilometra në orë. Në orët në vijim priten përmbytje të mëdha.