Shtyhen punimet e Kuvendit të parë Diturak të QSPA-së

E premte, 10 Maj, 2024

Shtyhen punimet e Kuvendit të parë Diturak të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) i cili ishte parashikuar të zhvillohej me 16 dhe 17 shtator në Tiranë do të mbahet në vigjilje të Festës së Pavarësisë, më datat 25-26 nëntor 2020.

Tema e Kuvendit është “Gjendja aktuale e studimeve arbëreshe”, dhe ky tubim mëton të nxjerrë në pah arritjet e deritanishme në lëmijtë e ndryshëm të studimeve mbi universin arbëresh si në studimet gjuhësore, studimet letrare, etnografike, antropologjike kulturore, të çështjeve juridike që lidhen me statusin aktual të arbërishtes si dhe, të përpunojë një strategji pune të përbashkët me të gjitha forcat studiuese në të gjitha trevat shqipfolëse, por po aq edhe të gjithë albanologëve të huaj që kanë pasur e kanë në vëmendjen e tyre çështjen e Arbërisë.

Kuvendi synon njëkohësisht, të dalë me një Rezolutë mbi perspektivat e ardhshme të zhvillimit të të gjithë këtyre problematikave.

Të ftuar për të kumtuar do të jenë personalitete me emër e reputacion të spikatur në mjedisin studimor të këtyre fushave, nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët janë njoftuar tashmë për vendimin e shtyrjes së aktiviteteve.

Programi i plotë i Kuvendit këtu: 