Shkrimtari arbëresh themelues i pesë llojeve letrare në shqip

E enjte, 9 Maj, 2024

Shkrimtarit të njohur arbëresh Antonio Santorit, i njihet atributi i themelimit të pesë llojeve letrare në shqip. Në këtë përfundim kanë arritur punimet e seminarit shkencor të mbajtur një vit më parë në kuadër të 200-vjetorit të largimit të tij nga jeta.

Në këtë aktivitet të mbajtur në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës,  profesor Anton Berisha, duke e vlerësuar figurën poliedrike të Santorit, është shprehur se: “Ai është themeluesi i pesë llojeve letrare, i romanit të parë shqip, i satirave të para dhe tragjedive të parë, e po ashtu autori i dramës së parë”.

Santori gjithashtu, veprën e tij “Këngëtorja arbëreshe”, dhe së bashku me “Këngët e Milosaos” të De Radës dhe “Mili e Hajdhia” të Zef Skiroit, kanë vërë bazën e modernitetit në letërsinë shqipe. Profesori Berisha i ka vlerësuar shkrimtarët arbëreshë në përgjithësi, duke e veçuar Santorin, si shkrimtar të jashtëzakonshëm me sens për të krijuar gjëra të bukura, i ndikuar edhe nga titanët e letërsisë botërore si Françesko Petrarka.

Santori është nismëtar i dramës dhe romanit të parë në shqip “Emira”, ku përfshihen gjithë kategoritë njerëzore, e mira, e keqja, e shëmtuara, virtyti. Aty shfaqet antiteza e jetës dhe e vdekjes, apo ku konfigurohen edhe emrat e personazheve, perspektivat e ngjarjeve dhe zgjidhja fatlume siç ndodh në dramë. Ngjarjet ndodhin në mjedisin arbëresh, dhe jeta e këtij komuniteti pasqyrohet me të gjitha ngjyrat e saj.