Mblidhet bordi i “Rrënjët Shqiptare”, diskutohet për ndërtimin e 44 shtëpive

E premte, 3 Maj, 2024

Ditën e djeshme është mbledhur bordi i Albanian Roots(Rrënjët Shqiptare) nën drejtimin e Presidentit Marko Kepi.

Gjatë takimit u diskutua për kontributet e Rrënjëve Shqiptare në bashkëpunim me Marin Memën për ndërtimin e shtëpive pas tërmetit të nëntorit 2019, ndërtimet e dhurimet e deritanishme dhe realizimin e projektit madhor ne Shijak, ku do të ndërtohen 44 shtëpi për familjet që pësuan dëme të pariparushme. Siç është njoftuar më herët, Rrënjët Shqiptare mblodhën gjatë fushatës 1,6 milion dollar.

Kristian Mundija i tha Gazetës ”Dielli” se po punohet me këmbëngulje për t’i shkuar deri në fund realizimit të projektit dhe mbajtjen e premtimit, që iu dha shqiptarëve kontribues, që bashkuan dhurimet e tyre, duke i dhënë besimin Rrënjëve Shqiptare dhe Marin Memës.

Pas ndërtimit të katër shtëpive të reja në Likesh të Shijakut, organizata rinore Rrënjët Shqiptare dhe gazetari Marin Mema i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re, 100 m2, edhe familjes 5 antarësh ,Qehaja, në fshatin Tapizë të Krujës.

Marko Kepi dhe Kristian Mundija, thanë për Diellin se tani vëmendja është përqendruar në projektin madhor të ndërtimit të 44 shtëpive, që jo vetëm do të strehojnë të pastrehët e dëmtuar nga Tërmeti i nëntorit 2019, por do t’i ndihmojnë edhe zonës për zhvillimin e saj urbanistik. Projekti është bashkohor dhe ka për autor arkitekin Elis Baba, që i ka kryer studimet në Itali.

Edhe disa organizata të tjera në SHBA, që kanë grumbulluar fonde për tërmetin, po shohin mundësinë, që kontributet e tyre t’i bashkojnë me Rrënjët Shqiptare.