Itali / Tradita sfidon pandeminë, në shtator organizohet “Miss Arbëreshë”

E premte, 26 Prill, 2024

Pas kaq shumë kohësh me lajme që tregonin kryesisht mbi situatën e pandemisë, në Itali po fillon të gjallërohet jeta kulturore. Komuniteti arbëresh së shpejti do të fillojë përgatitjet e “Miss Arbëreshe 2020”.

Ky është edicioni i XVI i këtij aktiviteti, që do të mbahet më 4 shtator në Teatrin Komunal “V. Pesce” në Spezzano Albanese. Për shkak të rregullave që duhen respektuar në kuadër të pandemisë së Covid-19, hyrja në këtë aktivitet do të jetë e rezervuar për një numër të limituar personash.

Në foto, një vajzë që mban të veshur kostumin tradicional arbëresh, e cila është fituese e “Miss Arbëreshe 2019”.

Arbëreshët përfaqësojnë një nga grupet etnike më të mëdha në numër përtej Adriatikut. Prej shekujsh ky komunitet i pranishëm para së gjithash në jug, ka ditur të ruajë një specifikë të veçantë: nga gjuha te ritet fetare deri te arti dhe gastronomia.

Arbëreshët ose shqiptarët e Italisë janë një minorancë gjuhësore dhe kulturore e pranishme në anën mesdhetare dhe diellore të Italisë. Në këtë kolektivitet aktiv, të ashtuquajtur Arbëri, bëjnë pjesë rreth 100 mijë persona dhe mes tyre, 80%, flet ose kupton gjuhën e vet arbëreshe, ose gjuhën e grupit. Italo-shqiptarët janë të përhapur në disa zona e rajone të ndryshme të vendit: Campania, Molise, Puglia, Basilicata, Sicilia dhe para së gjithash në Calabria, ku është komuniteti më i madh në numër me mbi 58 mijë persona.