Itali/ Elseid Hysaj shënon super gol, i pari pas 5 vitesh tek Napoli

E premte, 26 Prill, 2024

Napoli ka arritur që të fitojë në ndeshjen e javës së 36 në Serie A kundër Sassuolos me rezultatin 2-0.

Goli i parë i këtij takimi është shënuar nga mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj. Ky gol për shkodranin ishte i pari me fanellën e Napolit pas 5 sezonesh.

Më këtë fitore Napoli pozicionohet në vendin e shtatë me 59 pikë.

Hysaj e ka nisur karrierën e tij futbollistike në vitin 2013 me skuadrën e Empolit dhe që në sezonin e parë ishte ndër më të spikaturit në ekipin e tij.

Pas tre sezonesh ai transferohet tek Napoli ku ka pasur një karrierë me ulje ngritje ku sezoni i fundit nuk ka qenë aq i mirë pasi ish-trajneri Carlo Anccelloti nuk e preferonte shumë, ndërsa me ardhjen e Gatussos gjërat kanë ndryshuar.

Ai është bërë sërish një lojtar i rëndësishëm për skuadrën napolitane me të cilën para pak kohësh fitoi edhe kupën e Italisë ku mposhtën Juventusin në finale me penallti.

26-vjeçari në një intervistë për për gazetën “Il Mattino” pak kohë më parë ka treguar historinë e tij, nga shkuarja me gomone e babait të tij në Itali tek ëndërra e kthyer në realitet.

Vogëlushi Elseid ngrihej në mëngjes për të luajtur në një cep të rrugës, në Shkodër, qytet që ndodhet në veri të Shqipërisë. Elseidi ëndërronte futbollin. Luante dhe më pas ndihmonte nënën e tij Shpresa dhe tre motrat, ndërkohë që babai në vitin 1996,  u nis drejt Italisë me gomonen dhe Elseidi ishte vetëm 2 vjeç. Prej 14 vjetësh ai qëndroi larg të atit dhe kjo e ka bërë që të ndihet i fortë. Ai thotë se nuk ka kurrë frikë. Kështu nis historia e futbollistit shqiptar që luan për Napolin”, – shkruhet në artikull.

“Historia ime është me të vërtetë e rrallë. Unë jam i ndërgjegjshëm se ajo që më ndodhi  mua, mund t’i ndodhë vetëm një në një milionë. Ata që vinë këtu me anije, e bëjnë nga uria. Është e njëjta gjë që ka ndodhur edhe me ne gjatë viteve “90.

Bëhesh më i fortë duke njohur sakrificat e tim ati, ndërkohë që ata që jetonin rreth meje vuanin. Bëhesh më i fortë, duke sfiduar vdekjen nëpërmjet Adriatikut, ku shqiptarët udhëtonin me një gomone që mbante vetëm 10 persona, por brenda saj ndodheshin 30 të dëshpëruar, pranë njëri-tjetrit dhe dallgët që ngriheshin 6-7 metra.  Bëhesh më i fortë duke ditur se shumë prej tyre nuk ia dolën mbanë.

Babai ka bërë tre herë atë udhëtim nga Shqipëria drejt Italisë. Dy herë është kthyer pas sepse ndjente mungesën e familjes dhe tokës së tij. Më pas nisi që të punonte në ndërtim dhe hapi një kompani të vogël ndërtimi. Prej krizës iu desh që ta mbyllte pas 20 vitesh. Tani kjo nuk më intereson sepse mendoj unë për babanë tim. Ai mund të rrijë i qetë e të shohë ndeshjet e mia, e meriton” – shprehej në intervistën e tij Elseid Hysaj.