Fjalimi i rrallë elektoral arvanitas i vitit 1860

E hënë, 29 Prill, 2024

Kontributi arvanitas në revolucionin dhe themelimin e shtetit modern grek është i faktuar historikisht dhe mëse i njohur. Pavarësisht pozicionimit të vetë arvanitasve ndër shekuj, të ndikuar dhe nga situatat politiko-sociale të herëpasherëshme, dëshmi të shumta vërtetojnë rolin e rëndësishëm ndikues dhe vendimtar, në etapat më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të shtetit helen.

Vitet e fundit në Greqi janë botuar dhe disa vepra të rëndësishme, në të cilat përfshihen mjaft dokumenta me vlerë të jashtëzakonshme historike, perla të rralla të gjuhës, kulturës e traditave arvanitase. Këto dokumenta janë mbledhur e përpunuar me kujdes nga historianë e filologë bashkëkohorë, pasardhës të fiseve arvanitase, kryesisht për arsye nostalgjike. Me shumë durim e merak kanë shfletuar arkivat e pluhurosura të mjaft arvanitasve, banorë të një hapësire shumë të gjerë të Greqisë qendrore dhe ishujve përreth Atikës, duke zbuluar të vërtetën e familjeve të fisshme e të fuqishme, nga e kaluara deri në të tashmen.

Ndër dokumentat më të rëndësishme është edhe ky fjalim elektoral në gjuhën arvanitase, i publikuar në numrin 19 të gazetës “E ardhmja e atdheut”, në vitin 1860. Sipas të dhënave, fjalimi është mbajtur nga politikan arvanitas, kandidat në fushatën zgjedhore që zgjati nga dhjetori i vitit 1860 deri në marsin e vitit 1861. Në zgjedhjet e marsit, që u zhvilluan në një klimë terrori, burgosjesh e vjedhje votash fitoi qeveria pro-monarkiste e Athanasios Miaulis.

Fjalimi elektoral i botuar në gjuhën arvanitase është mjaft i rrallë e për këtë dhe tepër i rëndësishëm edhe për një arsye tjetër. Bëhet fjalë për të vetmin tekst në prozë në këtë dialekt, historianët kanë studiuar kryesisht këngët tradicionale e fare pak përralla, kështu që nuk dihet nëse ekzistojnë dokumenta të tjera të këtij zhanri.

Një tjetër element që vlen të theksojmë është ndikimi i arvanitasve në sistemin politik të Atikës. Ky rol vendimtar vihet re edhe nga kandidaturat e shumta nga gjiri arvanitas, në të njëjtin shekull. Për më tepër, publikimi i këtij fjalimi në gjuhën arvanitase dhe paralelisht edhe në greqisht, e përkthyer fjalë për fjalë nga gjuha arvanitase dhe jo e kundërta (pavarësisht se vihet re përshtatja apo përdorimi i shumë fjalëve greke në një dialekt të gjuhës shqipe, siç është arvanitasi) vërteton dhe përpjekjet e jashtëzakonshme që kryenin kundërshtarët politikë të epokës si dhe qeveritarët e përkohshëm revolucionar,  për të fituar mbështetjen e arvanitasve të Atikës e Viotias. Popullsia arvanitase dallonte për konservatorizmin, idetë fikse, pozicionin konstant, qëndrimin besnik pro monarkinë greke kundër turqve, e njëkohësisht ishin tepër dinamikë e ekonomikisht të fuqishëm, domethënë një votë e domosdoshme për çdo qeveri të re. Kështu, publikimi i propagandës elektorale në gjuhën arvanitase përbën edhe një tjetër konstatim të kësaj përpjekje për të mbajtur plotësisht të informuar çdo arvanitas, duke qenë se shumë prej tyre nuk dinin as greqisht, as turqisht.

Fjalimi përshihet në librin “Dedikim Kristos-N. Petrou- Mesogiti” Kalivia, Atikë, 19-20-21 Tetor 1984, një botim gjithëpërfshirës i një kongresi shkencor të mbajtur në një nga zonat e mbipopulluara me arvanitas, nën kujdesin e ministrisë së Kulturës dhe Shkencave të Greqisë, ndërsa është dorëzuar për botim nga historiani koleksionist Hari Babuni si dhe kryebashkiaku i Saronikos, arvanitasi Petros Filippou.

Në fjalimin elektoral, që vijon si në origjinal, i bëhet thirrje popullit të bashkohet për liri dhe vetëm liri të plotë, në tokën akoma të njomë nga gjaku e sakrificat e të parëve, duke mbështetur Kushtetutën e Greqisë së atëhershme.

***

Për politë të katundevet t’Athinësë

Vllezër,

Dheu ishte i ljagëtë, akoma nga gjakëratë të tatërevet dhe vllezërvet tuaj; progjismë tiraghnonë, apoktismë eleftherinë, ishte shumë e madhe lipon vlastimi ndë kaj gjaku të mos jemi ikano për elefteri. Tuti ata shejtëtë çë ranë ndë ljuftë do të na japënë nëmë edhe mallëkimë. Na çë kemi sidaghmë. Çë do të thotë sidaghmë? Do thetë çë gjithë polit ka to dhiqeoma të frodisnjë vetëmë të dhiiqisetë mirë patridha, të mos ketë të rëndë foro, të bënjë të mirë nome të mos i bënjënë konaqje, të mos i bjerë horofilakai me vurdhulë edhe të tjeratë. Epidhi çë nuk boresnjënë tuti politë të mblidhenë, pse janë alarghu njëri nga njatri, dhiorisnjënë antiprosopë edhe ata thuhenë vulefte. Ata bënjënë atë çë do të bëjnë politë ndë mblidhesinë, edhe çë do bënjë ata ishtë i mirë bënë. Nani katalavëni mirë çë an frodisni të dhioriseni të mirë njerës, ata çë do vazhdonjënë simferonë tuaj, njerës çë nuk mbores ndonjë ti planepsënjë, mos ti helqjë nga meros i tia, do të jeni eleftero si ju do sidaghmai, an (po) nuk frodisni të skepseni mirë vetëmë, edhe ndonjë njatrë u keshënjë ite me foverë ite me simfëro, ahjera nuk do të dhiiqiseni ashtu çë doni, do të bënenë vulefte ata çë nuk do frodinjënë për të mirë tuaj, ala për simfero tirevet, edhe pastaj nuk do jeni eleftero si u do sidaghmai. Ahjera i biri i fortit nuk do ve tahtiko, ala do të kseresetë për aniliko dhe sakat, edhe i biri i ftohoit do ve vetëmë; ahjera do vinjë apospasmai edhe do tu kërkonjë kota; pita edhe do tu bjerë edhe jakanje; ahjera do vinjë ispraktori tu sjesë kudhë edhe do tu marrë ndë filaqi, eno i forti lje të ketë ndë tirë miljera dhrahme nuk do të ngasënë, edhe të tjeratë tu dini; eno an dhiorisëni njerës tuaj çë dinë vasanitë tuaj edhe një batsë horofilakait, fjalja e ka, edhe një e vogëljë paraponi do të jetë një e madhe prosvoli ndë politi, pse polit ahjera do vendë i vërteti adiprosopoi i tia edhe nuk do të thetë “enja su do frodisën… çë piraksën për një batsë…. ashtu ishtë qeroi…”, ala do të ve ndë vuli të thetë edhe vuleftetë do thërrësënë ipurghonë t’e pienjënë çe u bë, do t’i kërkonjënë ikanopiis, edhe do të gjëkonetë ai çë fteksi, ndë mos gjëkonetë ahjera i halasën ipurghoi me vulinë, edhe dini çë pëson ipurghoi? papsetë. Ashtu do ndreqënë punëtë edhe nuk do bënenë adhiki.

Polit! Një herë ndë tre vjet u thërret mëma juaj, patridha, të jipni ghnomënë tuaj edhe të ekleskeni ata çë duanë patridhënë, duanë dhoksënë e patridhësë; do të eklekseni ata çë do të ruanjënë të miratë tuaj, ipolipsinë tuaj, ndë ata do veni të kljani paraponitë tuaj edhe të këqjatë çë pësoni nga eksusia, ata do të iperaspisnjënë dhiqeomatatë tuaj.

Doni të shihni sa i math(dh)ë ishte dhiqeomai juaj? vëzhdoni sa të mira u taksën qivernisi çë do bënje ndë gjithë dhimo; taksën skoljinjë, taksën irinodhiqie, taksën ure, u taksën tuti të miratë, arrën të jipini psifonë ndë ipurghoi Simo edhe ndë dhimarhoi Skufo, edhe pastaj i harron tuti, arrën të daljënë vulefte njerës çë nuk dinë kajmotë edhe vasanjitë, çë ipoferën shpirti juaj nga metavatikotë edhe ispraktoritë. Ata nuk dinë me çë kajmo edhe ndjersë nxiri bukënë, u ngarkonjënë me të tjerë foro!

Doni të shihni çë vëljen dhiqeomai juaj? vëzhdoni qivernisinë për të petihjënjë, papsën dhimarhotë edhe dhiorisën dhimarho të tretënë paredhro, eno nomi thotë çë preps të dhiorisetë i pari paredhro, tërgon psalidhiqerëtë e dhimarhisë edhe Nomarhisë për t’u planepsënjënë i t’u foverisënjënë.

Polit! Sidaghmai thotë çë ishte paranomi Qivernisi të anakatosetë me dhinami të saja edhe epiroi ndë ekloghji; nuk ishte punë e saja, ekloghjia ishte diqeoma e laoit. E shihni fort mirë çë Qivernisi për simfero të saja anakatosetë, nuk preps lipon të shtini psifo ndë ata çë u protinën, pse do të keni tauljetë.

Vëzhdoni mirë lipon pë një ishtë inë Zot!për vëllazëri! për gjaku çë u nderth për elefteri! Ghnomi uaj, psifoja juaj ishte elefteria juaj, ishte vjoi, ipolipsi edhe proodhoi juaj! mos e shtini ku të arrënj ala siloghjisuni mirë pse do të shkoni tre vjet mirë i (ose) keq, si do shtroni ashtu do flijeni.

Gjegjuni edhe filoit i Hristit ërgjëndit çë thotë ndë vagjeljë. “Kërkoni edhe do të çoni, bini edhe do t’u hapënjenë, pse kush kërkon çonj edhë kush pjekë i hapënjënë” si tu thoj njasuni për diqeomata tuaj, mos prishni tu a japë njatrë pse të pakë janë ata çë pa të mos kërkosh dhiqjonë tënde t’a japënë, i nuk të gasënë kur nuk e djek.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 