Gjermani / URACult, një shoqatë ambicioze që lidh gjenaratat dhe kulturat

E premte, 26 Prill, 2024

URACult e.V. është një shoqatë e re që bën bashkë shqiptarët në qytetin e Këlnit dhe landit NRW në Gjermani.Të rinj nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria janë ambiciozë në misionin e tyre. Shoqata numëron sot 120 anëtarë dhe drejtohet nga Kryetari Ali Salihu dhe zëvendëskryetarja Kaltrina Nura. Ndryshe nga prindërit apo të afërmit e tyre të ardhur në vitet 70′ apo 80′ në Gjermani, sot ata pretendojnë të ndërtojnë një tjetër Urë mes gjeneratave dhe kulturave. Nuk kanë shumë kohë që e kanë nisur këtë mision, por duket se e kanë nisur mbarë.

Kryetari Ali Salihu ka treguar për Diaspora Shqiptare më shumë rreth shoqatës.

Si ju lindi ideja për krijimin e kësaj shoqate? Cili ishte qëllimi për të pasur një shoqatë të tillë në Këln?

Ideja për themelimin e një shoqate kulturore në Këln ishte e kahmotshme. Para gjashtë vitesh, Bashkim Meholli një i ri nga Mitrovica që jetonte për më shumë se dy dekadash në Këln e realizoi këtë ide i ndihmuar nga një grup të rinjsh nga Këlni dhe rrethina. Thjesht, ndihej nevoja për një shoqatë të tillë, ndoshta pak më ndryshe se ato shoqatat shqiptare që kishin ekzistuar më parë në këtë pjesë të Gjermanisë. Qëllimi i shoqatës ishte promovimi në Gjermani i kulturës nga Evropa Juglindore, natyrisht me prioritet atë të kulturës shqiptare. Ky rajon i Evropës ka talente të shumtë dhe ne mundohemi t‘ju ofrojmë mundësi që ata të tregojnë talentet e tyre para publikut gjerman.

Dikur në këtë qytet ka pasur një klub kulturor, pra ka pasur një pikëtakimi kulturor për shqiptarët, veçanërisht për ata që kishin ardhur në vitet 70‘. A mendoni se kjo “trashëgimi” ju ka ndihmuar që të vazhdoni këtë traditë shqiptare në Gjermani?

Shoqatat që ekzistonin në vitet e 70‘ dhe 80‘ kanë pasur rëndësinë e tyre të veçantë  për komunitetin shqiptar në Gjermani. Me shoqatën URACult, kemi dashur të themelojmë një shoqatë me një qasje tjetër: të organizojmë aktivitete kulturore në të cilat do të merrnin pjesë jo vetëm shqiptarët por edhe pjesëtarë të të githë komuniteteve të tjera të shumta që jetojnë në këtë pjesë të Gjermanisë. Pra, nuk duam të kufizohemi vetëm te komuniteti shqiptar, madje as nuk e quajmë shoqatën si shqiptare edhe pse baza e saj është plotësisht shqiptare. Me këtë synim kemi pasur deri tani një përvojë shumë të mirë dhe kemi arritur që në çdo organizim të kemi edhe mysafirë nacionalitetesh të tjera. Mendoj se mënyra më e mirë e prezantimit të një populli në një vend të huaj është ajo nëpërmjet artit dhe kulturës.

Janë zhvilluar një sërë aktivitetesh në këto pak vite të krijimit të shoqatës, cilat nga këto do të veçonit si shumë të suksesshme?

As emrat e artistëve në skenën tonë, as lokalitetet ku i mbajmë ato, por as numri i mysafirëve në organizimet tona nuk i shohim si indikator për suksesin e një aktiviteti. Kritikat e mysafirëve janë vlerësimet më të rëndësishme për ne. Deri më tani, pas çdo organizimi kemi marrë kritika shumë të mira. Fshehtësia është ndoshta te programi i larmishëm që kemi ofruar deri tani. Muzikë (Diaspora Band, Vendim Thaqi, Hava Bekteshi, Luana, Desa Sulejmani & Flaka Goranci, Fakulteti i Muzikës nga Peja, Alma Bejtullahu, Driton Gashi, Kushtrim Gashi, Arbër Krasniqi, Rona Nishliu Quartet), shfaqje filmash (regjisorët: Visar Morina, Bujar Alimani, Ujkan Hysaj, Eshref Durmishi, Zymryte Hoxhaj, Ariel Shaban, Indrit Kabo, Gledis Bica) shfaqje teatrale (Qendra Multimedia nga Prishtina, Teatri i Qytetit nga Mitrovica), ekspozita fotografish, pikturash e skulpturash (Dashmir Izairi, Xheni Çuni, Luran Osmani, Kushtrim Istrefi, Arjeta Miftari), komedi (Ethnic Entertainment), lexime letrare, programe për fëmijë me artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina ishin disa nga aktivitetet tona në këto pesë vite të punës sonë si shoqatë.

Një nga aktivitetet që u kthye tradië për çdo vit nga shoqata është edhe “pasditja letrare” ku shkrimtarë dhe poetë që jetojnë në Gjermani ftoheshin për të promovuar librat e tyre, një ide kjo e mrekullueshme. Konkretisht cila krijuese apo krijues pati fatin të jetë mysafir në Këln?

Jo vetëm pasditja letrare por edhe koncerti i muzikës klasike apo dita e fëmijëve janë bërë tashmë aktivitetet tradicionale në Këln. Në Gjermani jeton një numër i konsiderueshëm autorësh nga Evropa Juglindore. Kemi një listë me më shumë se 30 autorë që kanë shprehur interesimin të lexojnë në orët tona letrare. Përveç autorëve të njohur si Lindita Arapi apo Selajdin Gashi, kemi pasur edhe autorë të rinj si: Feride Mehmetaj, Angjelka Krizanovic, Anita Rafuna, Jetë Zhitia e Driton Sadiku. Po shpresojmë që në të ardhmen ta zgjerojmë formatin e aktivitetit për tu mundësuar edhe autorëve të tjerë prezantimin e veprave të tyre.

Edhe pse kohë pandemie për shkak të coronavirusit, URACult ka qenë shumë aktive përmes aktiviteteve online. Mund të na përmendni disa?

Jemi munduar që në këtë fazë të vështirë dhe të zbrazët sa i përket aktiviteteve kulturore të jemi aktivë me disa transmetime live me muzikë nga Arbër Krasniqi, Albulena Jashari, grupi Chip Deva si dhe me disa lexime letrare nga autorë të ndryshëm si Jetë Zhitia, Xhejlane Tërbunja, Elonë Beqiraj dhe Edmond Mesuli. Të gjitha programet janë pritur jashtëzakonisht mirë (numri i shikueshmërisë online ka mbërritur në disa mijëra) dhe jemi të lumtur që sado pak arritëm të mbushim atë boshllëk kulturor që po mbretëron në këtë kohë krize.

Duket se kjo shoqatë me anëtarët e saj por edhe me publikun që frekuenton aktivitetet e saj i ka shkrirë kufijtë mes njerëzve, si ato shqiptaro-shqiptare, si ato shqiptaro-gjermane. Pra shqiptarët me identitetin e tyre të përbashkët kulturor përballë një spektatori gjerman. Si ja keni dalë zoti Salihu?

Kemi një anëtarësi të shëndoshë dhe me profile e gjenerata të ndryshme që janë integruar shumë mirë në shoqërinë gjermane, sikurse shumica e komunitetit shqiptar në Gjermani. Në organizimet tona zhduken të gjithë kufijtë dhe paragjykimet. Aty të gjithë janë dashamirës të artit dhe kulturës pa marrë parasysh prejardhjes së tyre. Nuk kanë munguar lëvdatat e falënderimet nga shumë mysafirë tanë pas çdo aktiviteti, si për programin si për atmosferën mikpritëse multikulturore krijuar në organizimet tona. Edhe nga drejtuesit e shtëpive kulturore në Këln jemi gjithnjë të mirëseardhur në shtëpite e tyre. Pas koncertit të Rona Nishliut Quartet në nëntor të vitit të kaluar në “Altes Pfandhaus”, një ndër adresat kryesore për koncertet Jazz në Gjermani, zonja e shtëpisë i shprehu mirënjohjen shoqatës URACult me fjalët: “Faleminderit shumë që edhe sonte me këta artistë dhe këtë publik të mrekullueshëm i dhuruat shtëpisë sonë një atmosferë të paharrueshme!”

Me shpresë se do të ndahemi nga coronavirusi së shpejti, cilat janë planet në të ardhmen?

Planet janë të shumta por mbetet të shohim se kur do të mund të fillojmë të realizojmë ato për shkak të situatës së krijuar. Me punën e treguar në këto vite, duket se jemi bërë një adresë interesante për bashkëpunim. I gëzohemi çdo ideje për bashkëpunim dhe nganjëherë habitemi se sa larg ka mbërritur emri URACult. Para ca kohësh kisha një bisedë telefonike me Drejtorin e Teatrit Kombëtar të Baletit në Sarajevë me te cilin biseduam për mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen.

Edhe pse me numër të madh anëtarësh, ndihet gjithnjë nevoja e aktivizimit edhe më të madh të anëtarësisë, sidomos të gjeneratave të reja. Vetëm në këtë mënyrë mund të përballohen vështirësitë në punë që vijnë nga kapacitetet e kufizuara kohore dhe financiare me të cilat ballafaqohet edhe URACult si shoqatë joqeveritare. Promovimi i kulturës dhe të qënit urë lidhëse ndërmjet vendlindjeve tona në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore etj. dhe Gjermanisë, mbetet qëllim kryesor edhe në të ardhmen.

Po ashtu do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin edhe me shoqatat e tjera në Gjermani, por edhe me ato në në trojet shqiptare. Gjithnjë duke ruajtur neutralitetin politik dhe gjithnjë në shërbim të komunitetit shqiptar në Gjermani.

Mirëpresim çdo mundësi bashkëpunimi dhe jemi të hapur për anëtarë të rinjë të cilët me  idetë dhe punën e tyre do ta pasuronin edhe më shumë shoqatën tonë.