Britani/ Ministri “paguan” për darkat, prezanton paketën në lokalin e shqiptarit

E mërkurë, 15 Maj, 2024

Ministri i Financave në Britani, Rishi Sunak, ka prezantuar paketën më të re për rimëkëmbjen e restoranteve në vend, ku qeveria do të paguajë 50% të faturës.

Këtë paketë ai zgjodhi që ta prezantonte në restorantin ku punon shqiptari Eduart Mjeshtri, nga Librazhdi.

Ai zgjodhi që të bënte kamerierin në restorantin e shqiptarit me të cilin ka bërë edhe foto.

Sunak tha se TVSH mbi strehimin dhe turizmin do të ulej në 5 përqind. Reduktimi, nga 20 përqind që ishte deri më tani, do të jetë në fuqi për gjashtë muajt e ardhshëm. Ndërsa prezantonte planin, kancelari tha se Britania e Madhe po përballej me një moment unik për shkak të Covid-19 duke shtuar: Ne duhet të bëhemi kreativë.

Pub-et dhe restorantet u rihapën të shtunën pas më shumë se tre muajsh në izolim, me masat e sigurisë në fuqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sunak tentoi të risiguronte publikun se frekuentimi i restoranteve është i sigurt duke thënë se kufizimet nuk do të ishin hequr nëse jetë njerëzish do të rrezikoheshin. Ulja nuk do të aplikohet për alkoolin por për ushqimin dhe pijet freskuese deri në 10 paundë për person. Thesari tha se ulja prej 50 përqind mund të shfrytëzohet pa kufizim gjatë gushtit dhe përfshin të gjitha restorantet, kafenetë dhe pub-et në vend.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 