Financial Times/ Librat që duhen lexuar në verë, rekomandon “Kukulla” e Kadaresë

E hënë, 24 Mars, 2025

Gazeta prestigjioze “Financial Times”, sugjeron në listën e 9 librave të verës romanin “Kukulla” të autorit Ismail Kadare, përkthyer nga shqipja nga John Hodgson dhe botuar nga Harvill Secker.

Media britanike “The Guardian” në janar të vitit 2020 i kishte dedikuar Kadares, një shkrim rreth autobiografisë “Kukulla” e cila sapo ishte përkthyer në gjuhën angleze.

Autori shqiptar eksploron marrëdhëniet me nënën e tij dhe kujtimet e hidhura të shtëpisë”, shkruhet në artikullin dedikuar Kadaresë. Kukulla është plot me detaje imponuese të jetës, në një Shqipëri në ndryshim.

Në vitin 1953, kur prezervativët mbërrijnë për herë të parë në farmaci: “Kishte udhëzime kontradiktore që i lejonin dhe ndalonin ato. Dyshohej se mund të ishin një provë për të identifikuar ndonjë dobësim të luftës së klasave pas vdekjes së Stalinit”, citohet më tej në shkrim.

Në libër përfshihet qyteti i Gjirokastrës dhe më saktësisht shtëpia e stërgjyshërve të Kadaresë, një ndërtesë guri e ftohtë, por historike që ndan dy gratë që duhet ta ndajnë atë.

Nga njëra anë, gjyshja e Kadaresë, nuk pranon të largohet nga vendi, duke u përpjekur, që të qëndrojë dhe në anën tjetër, nëna e tij, “Kukulla” e cila hyn në këtë grumbull të rrënuar si një nuse e re e pambrojtur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.