Aristidh Kola, një jetë e prerë në lulëri…

E shtunë, 4 Maj, 2024

Kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të veshë “kokën në torbë“…

Aristidh Kola, 9 shkurt 2000

Aristidh Kola (kështu më tha atë ditë, “shkruaje Kola dhe jo Kolja”), sot, më 8 korrik 2020 do të ishte plot 76 vjeç.
Nuk është, nuk e lanë të ishte sot midis nesh.
Me përkushtimin e tij…
Me trimërinë e tij…
Me fjalën e tij…
Është thënë dhe thuhet se Aristidh Kolën e eliminuan, e helmuan…
Është thënë por nuk është vërtetuar.
E vërteta e eliminimit fizik të Aristidh Kolës nuk do të zbardhet kurrë…
Mbase intervista që kam bërë me Të thotë atë që parandiente Ai…

* * *

Atë ditë të 9 shkurtit 2000 tek nxirrte nga kompjuteri përgjigjen e pyetjeve të mia bërë dy ditë më parë, shkruar në greqisht, tek m’i përkthente ato në gjuhën e lashtë të të parëve të tij, arvanitasve, ndjeva një respekt që nuk e kisha përjetuar kurrë në jetën time. Para meje ishte shkencëtari, njeriu erudit, kërkuesi i thesareve të mëdha të gjuhës së popullit tim, një njeri trim që, siç më tha… “e dija se shkoja në gojë të ujkut”…
Sot, pas shumë vitesh, si gjithnjë në ditë të shënuara të jetës së tij, Ditë Lindjen dhe Ditë Ikjen, kur gjithnjë kam përcjellë bisedat, takimet e fotografitë me Të e për Të, i hodha një vështrim paksa më të gjerë fjalëve të Aristidh Kolës atë ditë, fjalëve që më lexonte dhe fjalët që i nënkuptonte. Aristidh Kola atë ditë ma kishte parashikuar fatin e tij…
“Do të vijë koha të shkruaj historinë e arvanitasve. Dhe në qoftë se nuk do ta arrij unë, do ta bëjnë bashkëpunëtorët e mi më të rinj, në bazë të ideve dhe udhëzimeve të librit “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve”…

Dhe në qoftë se nuk do ta arrij unë… do ta bëjnë bashkëpunëtorët e mi më të rinj !!!
Për Aristidh Kolën libri i tij i parë “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve“, libër i cili që nga viti 1983 e deri atë ditë numëronte 9 botime, nuk është ndonjë histori e arvanitasve por rishikim dhe ripërcaktim i historisë helenike dhe se për Të… “historia greke që nuk merr parasysh arvanitët në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as greke e as histori nuk mund të quhet. Është thjesht një histori e sajuar.

Është e njohur nga çdo mërgimtar shqiptar i kohës kur Kosova luftonte, beteja heroike e Aristidh Kolës në rrjetet televizive greke, një betejë titani, i vetëm trim në luftë për mbrojtjen e çështjes së madhe të një populli që lëngonte nën pushtetin gjakatar të Millosheviçit, ishte më e ndjekura, më frymëzuesja. Aristidh Kola e kishte denoncuar publikisht regjimin gjakatar serb në librin “Greqia në kurthin e Millosheviçit”, libër i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, libër i bibliotekës time në mërgim krahas librave të tjerë dhe një serie të revistës “Arvanon”.
“Unë më duket se isha i vetmi që kisha theksuar dhe paralajmëruar se propaganda filoserbe dhe antishqiptare, e cila asokohe sapo kishte filluar, ishin dy anë të së njëjtës monedhe
.” – më thoshte Aristidh Kola në përgjigje të pyetjes time: Aristidh Kola ishte i pari, në ballë të mbrojtjes së çështjes kosovare e të popullit të Kosovës në ditët më të vështira të tij. Cilët ishin motivet e kësaj mbrojtjeje ?
Për të vazhduar…
“Atëherë ishte shumë e vështirë të shkruaje e denoncoje për këto sepse e gjithë bota politike dhe Kisha qenë viktima të një mashtrimi dhe të një aventure me rrezik të madh…”

Për tu ngritur në këmbë me trimëri…
“Nuk ishte fjala se kisha frikë për jetën time…
Atëherë, për herë të parë, ndonëse kisha qenë antiamerikan, thashë:
“Nuk ka shpresë tjetër veç Amerikës !“
Jeta luan role të çuditshme; shumë herë mbytesh nga miqtë dhe shpëtohesh nga armiqtë.”
Aristidh Kola në atë intervistë, ndoshta e fundit me një gazetar, e ndjente se ishte futur në një betejë të madhe, në “Betejën e Kanaleve”, siç e quan Ai, një betejë me “kokën në torbë”…

“Për sa i përket “Betejës së Kanaleve“, e dija se shkoja në gojë të ujkut. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm për të gjitha ato vështirësi dhe bashkë me mua shkuan edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë… Bëmë një betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh “kokën në torbë“.

Përgjigja që më vjen pas pyetjes…
“Vepra Juaj “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit“ e botuar edhe në shqip që evokon ngjarjet në Bosnjë a do të pasohet nga një volum i dytë me temë Kosovën ?”, tek e lexoj sot pas njëzet vjetësh më vjen si përgjigje e asaj që thuhet për fundin e Aristidh Kolës…

“Është një joshje e madhe të shkruaj një pjesë të dytë me brendi ngjarjet e fundit në Kosovë . Por, si ka thënë Gëte , “Ndërsa arti është i pafund, jeta është e shkurtër.” Nuk kam kohë. Po përpiqem të botoj veprën time “Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane“, ku përcjell materiale dhe të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën parahistorike dhe kryesisht paraardhësit e kosovarëve, Dardanët. Nga ana tjetër shumë gjëra i kam shkruar në revistën “Arvanon“ me të cilën merrja pjesë në betejë bashkë me kosovarët. Dhe së fundi: problemi kosovar mori një fund fatlum… “Ndërsa arti është i pafund, jeta është e shkurtër.”
Jeta e një njeriu të madh, jeta e ARISTIDH KOLËS, shkruar me germa kapitale. Një jetë e prerë kur jetët arrijnë në lulëri, në formim e në pjekje frytesh…