Eksodi 1990 / Historia e vajzës që lindi 30 vite më parë në Ambasadën Gjermane

E premte, 26 Prill, 2024

30 vite më parë, Tirana do të printe fillimin e ndryshimeve demokratike, kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim.

Më 2 korrik 1990 qindra shqiptarë u strehuan në ambasadën Gjermane dhe më pas në ambasadat e tjera.

Një ndër personat që hyri në ambasadën Gjermane ishte edhe Valbona Maloku. Pas vetëm 5 ditësh, pra më 7 korrik 1990, Valbona do të sillte në jetë vajzën e saj Patrizian, pikërisht në ambientet e Ambasadës Gjermane.

Lindjen e ka pritur një veteriner, i cili i ka vendosur edhe emrin. Valbona tregon vështirësitë që ajo ka kaluar, teksa Patrizia shprehet se kur jua tregon njerëzve historinë u duket e pabesueshme, madje edhe asaj vetë i duket e çuditshme.

Ambasada ka publikuar ditën e sotme një intervistë me nënën dhe vajzën.

Valbona:

Fillova punë në fermë, gjendja ishte shumë e keqe, isha vajzë e re 18-vjeçe. Më dërguan në një vend larg, nuk dija rrugën se si do të kthehesha në shtëpi. Nusen e vëllait e kisha në shtëpi sepse vëllain e futën në burg ditën e dasmës. Familjen ma internuan, babai më ndërroi jetë në internim, edhe sot varrin atje e ka.

Ne e kemi pas bërë në plan për të ikur, për ta kaluar kufirin por unë kisha frikë se isha shtatzënë.

Në momentin që u hapën ambasadat bëmë sikur po bënim shëtitje.

Na kanë pritur shumë mirë në ambasadë. Meqë familja e burrit Malokët, ishin familje e mirë komunistësh, kisha frikë se vinte tek porta vjehrra pasi u kishte shkuar policia dhe kisha frikë se më nxirrnin burrin jashtë.

I thonin dil, lëre gruan në ambasadë, ndërsa ai u thotë që nuk dal kurrë.

Momenti më i vështirë ishte kur më erdhën ditët e lindjes pasi donin të më nxirrnin dhe të më dërgonin në spital edhe thash kurrë nga ambasada nuk dal, do të vdes këtu brenda dhe më sollën një veteriner.

E quanin Patrik Balot dhe më tha se si do ja vendosësh emrin vajzës, i thash vendosja si të duash dhe ai ja vendosi emrin Patrizia.

Ndërkohë Patrizia është shprehur se kur jua tregon historinë e saj njerëzve u duket e pabesueshme.

Patrizia:

Kur jua tregoj njerëzve historinë u duket e pabesueshme, kur u them se kam lindur në ambasadën Gjermane në Shqipëri i’u duket e çuditshme, madje edhe mua.